EMV-ja do ta përsëritë konkursin në KME “Manastir”
Shoqata Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka njoftuar se do të përsëritë Konkursin për nxjerrjen e thëngjill në Kombinatin për Miniera dhe Energji “Manastir”, raporton Portalb.mk. “Sh.A. EMV-ja nuk e zgjodhi kompaninë për nxjerrjen e thëngjillit dhe shtresave ndërshtresore në KME “Manastir”, thirrja publike do të përsëritet”, njoftojnë nga EMV-ja. Në njoftim sqarohet që […]


Shoqata Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka njoftuar se do të përsëritë Konkursin për nxjerrjen e thëngjill në Kombinatin për Miniera dhe Energji “Manastir”, raporton Portalb.mk.
“Sh.A. EMV-ja nuk e zgjodhi kompaninë për nxjerrjen e thëngjillit dhe shtresave ndërshtresore në KME “Manastir”, thirrja publike do të përsëritet”, njoftojnë nga EMV-ja.
Në njoftim sqarohet që nuk është përzgjedhur asnjë operator ekonomik në Konkursin e publikuar më 13 dhjetor në sistemin elektronik për prokurim publik.
“Komisioni për blerje publike pranë Sh.A. EMV ka konstatuar se sipas ë dhënave për gjendjen teknike-profesionale të paraqitura në ofertë, asnjë kompani nuk i plotëson kushtet e nevojshme nga konkursi”, njoftuan nga EMV-ja.
Ata paralajmëruan që brenda javës do të dalin me njoftimin e ri, duke sqaruar që edhe konkursi i ri do të jetë 20 ditë.
Ndryshe, Prokuroria Publike është duke punuar në disa raste që kanë të bëjnë me “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, KEM “Manastir” dhe lëndët që kanë të bëjnë me prokurimin e burimeve të energjisë, ka bërë të ditur prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski më 13 janar.
Më 11 dhjetor të vitit 2024, me propozim të Prokurorisë Publike të NKOK-së, Gjykata Penale e Shkupit caktoi 30 ditë paraburgim për tetë nga gjithsej 23 të dyshuar në rastin “Aditiv”. Në mesin e tyre është edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Stefanov.