Inspektorati i arsimit kontroll në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment

Inspektorati i Arsimit hyn në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment me kërkesë të Komisionit Kundër Korrupsionit, për të kontrolluar dosjen studentore të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, transmeton “Telma”. Bëhet fjalë për institucionin e arsimit të lartë i cili i ka lëshuar dokumentet Hristovskit për studime universitare për ekonomi, të cilat janë […]

dhjetor 3, 2024 - 16:00
 0  5
Inspektorati i arsimit kontroll në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment

Inspektorati i Arsimit hyn në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment me kërkesë të Komisionit Kundër Korrupsionit, për të kontrolluar dosjen studentore të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, transmeton “Telma”.

Bëhet fjalë për institucionin e arsimit të lartë i cili i ka lëshuar dokumentet Hristovskit për studime universitare për ekonomi, të cilat janë kusht që qeveria ta emërojë drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Antikorrupsioni kanë thënë se lënda për emërimin e Hristovskit është plotësuar tri herë nga një person anonim I cili ka paraqitur rastin e tij tek ky institucion.

“Javën e kaluar, Komisioni Kundër Korrupsionit i ka dërguar një kërkesë Inspektoratit të Arsimit duke kërkuar informacion për diplomën e Hristovskit nga Universiteti për Turizëm dhe Menaxhim. Inspektorati ka 15 ditë kohë të përgjigjet”, thonë nga Komisioni për Antikorruspsion.

Në një seancë publike pas përfundimit të procedurës së plotë Komisioni pritet të shpallë se çfarë vendimi ka marrë për këtë lënd . Në këtë lënd kundër drejtorit të ASK-së Hristovskit I ontestohet shkollimi, certifikata e gjuhës angleze dhe përvoj e punës për të cilën pretendohet se asjë nga këto kushte nuk I plotëson dhe në mënyrë të paligjshme është emruar nga Qeveria për drejtor. Javën e kaluar, gjatë pyetjeve parlamentare, deputeti Dimitar Apasiev nga e MAJTA kishte denoncuar shkeljet eë pretenduara materiale në diplomën e Hristovskit, por ato nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga institucionet e sistemit përgjegjës për kontrollin e arsimit të lartë.

Kryeministri Hristian Mickoski nga foltorja iu përgjigj Apasievit se Hristovski ka studiuar sipas parimit tre plus një vit, ka fituar 240 kredite, por nuk ka pasur përgjigje në pyetjet e Apasiev në lidhje me lëndimet esenciale në diplomën që ka treguar, të cilat nuk përputhen me rregullat se si duhet të duket një diplomë. Hristovski u emërua drejtor i ASK më 16 tetor në një mbledhje të qeverisë. /tvklan.mk/