Enti Statistikor: Për 4,5 për qind rriten shpenzimet e jetës

Shpenzimet për jetesë në tetor janë rritur për 4.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Statistika ka evidentuar rritje të ndjeshme të shpenzimeve te ushqimet dhe pijet joalkoolike për 7.0%, pijet alkoolike dhe duhani për 6.7%, ndërsa qytetarët kanë pasur rritje më të theksuar të shpenzimeve […]

Nëntor 7, 2025 - 17:00
 0
Enti Statistikor: Për 4,5 për qind rriten shpenzimet e jetës

Shpenzimet për jetesë në tetor janë rritur për 4.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Statistika ka evidentuar rritje të ndjeshme të shpenzimeve te ushqimet dhe pijet joalkoolike për 7.0%, pijet alkoolike dhe duhani për 6.7%, ndërsa qytetarët kanë pasur rritje më të theksuar të shpenzimeve për rekreacion dhe kulturë për gati 8%, si dhe për vizita në restorante dhe hotele mbi 5%, dhe për blerjen e perimeve për 4.3%. Sipas përllogaritjeve të statistikës, në nivel mujor ka një ulje minimale të shpenzimeve prej 0.2%.

“Ulja e inflacionit në tetor 2025, krahasuar me shtatorin 2025, është rezultat i uljes së kostove të jetesës në këto grupe: Transporti për 6.1%, Mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.3%, Arsimi dhe Rekreacioni e kultura për 0.1%”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Qytetarët thonë se standardi po bie çdo ditë, ankohen se mezi mbijetojnë muajin. Sipas tyre, autoritetet vetëm e kalojnë përgjegjësinë nga njëri tek tjetri dhe askush nuk ndërmerr masa për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Standardi ynë është shumë i ulët, gjithçka është e shtrenjtë – çmimet janë rritur pa kufi, dhe mund të rriten edhe më shumë”, tha një qytetar.

“Kjo është vetëm propagandë, çfarë çmimesh – çdo ditë nga tre denarë, nga pesë denarë rritet çmimi”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Shtrenjtë”, u përgjigj një qytetare.

“Po nuk është ashtu tamam. – Si janë çmimet? – Më të larta”, u shpreh një qytetar.

Ndërkohë, fushata zgjedhore i ka lënë në hije ankesat e qytetarëve për çmimet e larta të produkteve bazë. Sipas përllogaritjeve të sindikatave, një familje katëranëtarëshe ka nevojë për mbi 65 mijë denarë vetëm për nevojat bazë.