Ja kush janë deputetët e rinj

Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor. Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme konstatoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe […]

Nëntor 7, 2025 - 17:00
 0
Ja kush janë deputetët e rinj

Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Komisioni Parlamentar për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në seancën e sotme konstatoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski zëvendëson Igor Nikovskin, i cili paraprakisht kishte njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin.

Këta tre deputetë vijnë në vend të Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave Kisella Vodë, Sopishtë dhe Prilep.

Verifikimi i mandateve të tyre pritet të bëhet në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit, që sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbahet më 10 ose 11 nëntor.

Zëvendëskryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri, njoftoi në komision se, në bazë të procedurës së zhvilluar dhe sipas nenit 153 dhe 153-a të Kodit Zgjedhor, për pjesën e mbetur të mandatit deputetë bëhen:

  • Aleksandra Nikollovska (Njësia Zgjedhore 1),
  • Martin Stojanovski (Njësia Zgjedhore 1),
  • Mito Andonov (Njësia Zgjedhore 4).

KSHZ-ja ka lëshuar certifikatat për tre deputetët e rinj dhe ka dorëzuar raportin përkatës në Kuvend.