Erion Braçe: Të ndalet abuzimi me çmimet e fruta-perimeve

Deputeti socialist Erion Braçe bëri thirrje që të ndalohet me abuzimin e çmimeve, duke veçuar edhe abuzimet me produktet e importit. Ai nënvizoi se për domaten, “produktin hit”, çmimet për qytetarët kanë qenë 5-6 herë më të larta sesa çmimet e importit dhe zhdoganimit. “Kemi qenë nën agresionin e importit dhe çmimet në treg kanë […]

Prill 16, 2026 - 14:00
Erion Braçe: Të ndalet abuzimi me çmimet e fruta-perimeve

Deputeti socialist Erion Braçe bëri thirrje që të ndalohet me abuzimin e çmimeve, duke veçuar edhe abuzimet me produktet e importit.

Ai nënvizoi se për domaten, “produktin hit”, çmimet për qytetarët kanë qenë 5-6 herë më të larta sesa çmimet e importit dhe zhdoganimit.

“Kemi qenë nën agresionin e importit dhe çmimet në treg kanë qenë të justifikuara me këtë fakt. I jam drejtuar Drejtorisë së Doganave, veçanërisht për produktin që u bë hit, domatja. Ka dy zëra, domatja dhe domatina, të ardhura nga Greqia, Italia, Serbia dhe Turqia, ky ka qenë importi kyç yni. Janë diku te 2500 ton në harkun janar-mars, por çmimet që janë importuar dhe zhdoganuar të habisin. Numrat janë 5-6 herë më të lira sesa qytetarët kanë blerë në treg produktin domate. Ky është një abuzim skandaloz në një treg ku nuk qarkullon faturë fiskale. Prodhimi bujqësor duhet mbështetur tani ndryshë në korrik-shtator do të vazhdojmë të importojmë! Duhet të ndalet abuzimi me çmimet e perimeve dhe frutave! Edhe në kushtet e importit është skandaloz dhe për fat të keq prodhimi vendas i ndjek të gjithë me radhë”, tha Braçe.