Është djegur vetura e një prokurori nga PTHP Shkup
Gjatë natës, autorë të panjohur kanë djegur veturën e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Po ndërmerren veprime intensive për gjetjen e autorëve dhe sigurohen të gjitha provat në terren, transmeton Portalb.mk. “Indikacionet fillestare flasin për një lidhje të mundshme me faktin se prokurori publik është duke vepruar në dy raste të ndjeshme në […]
Gjatë natës, autorë të panjohur kanë djegur veturën e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Po ndërmerren veprime intensive për gjetjen e autorëve dhe sigurohen të gjitha provat në terren, transmeton Portalb.mk.
“Indikacionet fillestare flasin për një lidhje të mundshme me faktin se prokurori publik është duke vepruar në dy raste të ndjeshme në të cilat aktualisht është duke ndërmarrë intensivisht veprimet hetimore. Autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve”, thonë nga PTHP.
Kujtojmë se Prokuroria sot paraprakisht njoftoi se ka zgjeruar hetimin për rastin e njohur në opinion si “Aditiv”, me ç’rast dyshohen edhe tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Veles dhe është kryer bastisje në një lokacion në Veles.
Hetimi për rastin “Aditiv” filloi më 10 dhjetor dhe përfshin 23 persona fizikë dhe katër persona juridikë. Këto persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e MPB-së për zbardhjen e disa veprave që kanë të bëjnë me krimin epik në REK Manastir, TC Oslomej dhe TC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh. Mes të dyshuarve tjerë janë: Pece Matevski, Ardian Muça, Danço Stojanovski, Maja Jordanova, Nebojsha Stojanoviq.