U refuzua kërkesa e Palevskit për përjashtimin e prokurorëve dhe kreut të Prokurorisë Publike, gjykimi vazhdoi me paraqitjen e provave

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka vendosur që kërkesa për përjashtimin e prokurorëve Zhaklina Krstevska-Josifovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitrovska dhe kreut të Prokurorisë Publike të Shkupit Gavril Bubevski është e pabazë, raporton 360 Gradë. Kërkesa në seancën e kaluar është bërë nga i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski-Palco, i […]

shkurt 21, 2025 - 16:00
 0  3
U refuzua kërkesa e Palevskit për përjashtimin e prokurorëve dhe kreut të Prokurorisë Publike, gjykimi vazhdoi me paraqitjen e provave
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka vendosur që kërkesa për përjashtimin e prokurorëve Zhaklina Krstevska-Josifovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitrovska dhe kreut të Prokurorisë Publike të Shkupit Gavril Bubevski është e pabazë, raporton 360 Gradë. Kërkesa në seancën e kaluar është bërë nga i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski-Palco, i cili para gjykatës tha se tani kërkon përjashtimin e tre prokurorëve individualisht për rrethana dhe arsye të reja, përkatësisht anshmëri në zhvillimin e procedurës, transmeton Portalb.mk.

Vendimin sot në fillim të seancës e shpalli gjyqtari Ivica Stefanovski, pas së cilës prokurorët vazhduan me prezantimin e provave materiale.

Në sallën e gjyqit u luajtën gjashtë CD me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të pandehurit Velibor Manev. Disqet përmbajnë materiale nga kamerat e sigurisë, që mbulojnë ditët nga 20 nëntori deri më 3 dhjetor 2023 me vëzhgim 24 orë, të cilin Gjykata pranoi që në fillim të seancës së sotme të paraqiten me kërkesë të Prokurorisë.

Në seancën e kaluar u prezantuan provat, gjegjësisht prokurori renditi një listë të gjatë sendesh, nga shishe, çakmakë, çanta, hard disk, doreza, tableta, karta SIM, celularë… që ishin në vendet ku u gjetën trupat e Vanjës dhe Pançes, më pas në “Citroen”-in e djegur me të cilin Vanja u rrëmbye, godina nga e cila u sekuestrua dhe nga kontrollet në ambiente të tjera.

Ndër provat e paraqitura nga prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska ishin analizat e komunikimeve telefonike të të pandehurit të parë, Ljupço Palevski-Palço.

Në këtë rast janë akuzuar Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se grupi kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska me qëllim të zhvatjes së parave nga familja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, Pançe Zhezovski është kidnapuar në Veles për t’ua dorëzuar automjetin e tij “Citroen”, të cilin të akuzuarit kanë dashur ta përdorin në kidnapimin e vajzës në Shkup.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Zhaklina Krstevska.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.