Është ndarë nga Meritoni? Me këtë foto, Ilnisa i tha të gjitha

Rrjeti po zien ditët e fundit pas dyshimeve se çifti Ilnisa-Meriton janë ndarë. Por jo! Vetë Ilnisa me një Insta story i ka hedhur poshtë këto zëra duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë. Dyshimet lindën pasi prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video […]

tetor 27, 2024 - 22:01
 0  6
Është ndarë nga Meritoni? Me këtë foto, Ilnisa i tha të gjitha

Rrjeti po zien ditët e fundit pas dyshimeve se çifti Ilnisa-Meriton janë ndarë.

Por jo! Vetë Ilnisa me një Insta story i ka hedhur poshtë këto zëra duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë.

Dyshimet lindën pasi prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre.

Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë. Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më. Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale.