Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis ndërmjet Ministrisë së Kulturës së RMV-së dhe UKM-së

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov dhe rektorja e UKM-së, Biljana Angelova, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Portalb.mk. Nënshkrimi i Memorandumit konfirmon angazhimin e përbashkët të Ministrisë dhe Universitetit për të lidhur kulturën me arsimin, teorinë me praktikën, […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  8
Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis ndërmjet Ministrisë së Kulturës së RMV-së dhe UKM-së
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov dhe rektorja e UKM-së, Biljana Angelova. Foto: Ministria e Kulturës

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov dhe rektorja e UKM-së, Biljana Angelova, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nënshkrimi i Memorandumit konfirmon angazhimin e përbashkët të Ministrisë dhe Universitetit për të lidhur kulturën me arsimin, teorinë me praktikën, njohuritë akademike me zhvillimin institucional.

“Me këtë memorandum po hapim rrugën për kërkime, analiza, shkëmbime përvojash, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta. Në këtë kontekst, dua të theksoj se Ministria është e hapur për komunitetin akademik – jo si vëzhgues, por si partner i barabartë në ndërtimin e një politike kulturore të bazuar në njohuri dhe analiza. Gjithashtu do të doja të theksoja se ky dokument është pjesë e strategjisë sonë më të gjerë për profesionalizimin e sektorit kulturor dhe turistik dhe përfshirjen e shtuar të të rinjve në proceset kulturore”, tha Ljutkov.

Ministri Ljutkov shprehu besimin se ky partneritet do të japë rezultate konkrete, dhe nënshkrimi i Memorandumit do të jetë fillimi i një etape të re dhe domethënëse në zhvillimin e politikës kulturore dhe arsimore në Republikën e Maqedonisë.