Gjithsej 24 emra në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme përfundoi shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Sipas votimit të anëtarëve të Komisionit, nga 37 kandidatët që aplikuan, kaluan 24, ndërsa 13 prej aplikantëve iu refuzua kandidatura […]

Prill 11, 2025 - 09:00
 0  5
Gjithsej 24 emra në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë
Radio Televizioni i Maqedonisë. Foto: Suad Bajrami

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme përfundoi shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Sipas votimit të anëtarëve të Komisionit, nga 37 kandidatët që aplikuan, kaluan 24, ndërsa 13 prej aplikantëve iu refuzua kandidatura për mungesë të dokumentacionit të plotë të kërkuar sipas kushteve të konkursit publik, transmeton Portalb.mk.

Ndër kandidatët që dolën në listën e vendosur, dominojnë të diplomuarit për gazetari, shkenca politike dhe drejtësi, por ka edhe aktorë, muzikologë, producentë, një inxhinier elektrik dhe një doktor i ekonomisë.

Ata janë: Valdeta Kasapi, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi, Ilir Ramadani, magjistër i drejtësisë nga Kërçova, Lazo Trpkov, politologu specialist nga Shkupi, Burim Ramadani, teoricien i diplomuar muzikant, pedagog nga Kumanova, Zlatko Jankovski, politolog i diplomuar nga Shkupi, Patriot Lumani, gazetar i diplomuar nga Frëngova, Strugë, Riste Panov, politolog i diplomuar dhe magjistër në shkencat ekonomike nga Shën Nikolla, Davor Pashoski, magjistër në studimet për integrim evropian nga Shkupi, Marjan Velevski, gazetar i diplomuar nga Shkupi, Mile Grozdanoski, i diplomuar në histori të letërsisë nga Shkupi, Selpin Kerim, aktor i diplomuar nga Shkupi, Smilka Janeska Sarkanjac – inxhiniere e diplomuar në elektroteknik dhe doktor i shkencave ekonomike, Vedat Memedalija, gazetar dhe ekonomist i diplomuar nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, Nikola Madiq, producent i diplomuar, magjistër në menaxhimin e burimeve njerëzore, Anita Selimi – juriste e diplomuar nga Shkupi, Muzbajdin Qamili – aktor i diplomuar nga Tetova, Ivana Efremoski – gazetare e diplomuar nga Shkupi, Biljana Babiq – gazetare e diplomuar në Shkup, Antonio Cilakov magjistër i drejtësisë nga Velesi, Vladimir Palashevski – politolog nga Shkupi, Tomislav Kezharovski, jurist i diplomuar dhe politolog nga Shkupi,  Vladimir Krstevski – producent i diplomuar nga Shkupi, Bekim Laçi, profesor i diplomuar nga Shkupi dhe Maja Sedrak – master në muzikologji nga Shkupi.

Seanca publike në të cilën kandidatët do të paraqiten para Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është caktuar të hënën në ora 12:00, njoftoi kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkoski.

Këshilli Programor i RTM-së ka 13 anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi me propozimin e propozuesit të autorizuar. Këshilli ka një kryetar dhe një nënkryetar. Kuvendi i zgjedh me dy të tretat e shumicës. Mandati i anëtarëve të Këshillit të Programit është pesë vjet me të drejtë edhe një mandat tjetër.

Për plotësimin e kushteve, kandidatët për anëtarë të Këshillit Programor të RTM-së duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kenë arsim të lartë, së paku tetë vjet përvojë pune në këtë profesion dhe të jenë dalluar në fushat e komunikimit, gazetarisë, IT, kulturës, ekonomisë, etj. Kandidatët duhet të paraqesin edhe një deklaratë të noterizuar me kandidaturën e tyre, duke deklaruar se i plotësojnë të gjitha kushtet për parandalimin e konfliktit të interesit sipas nenit 119 të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, i cili i referohet se kush nuk mund të jetë anëtar i Këshillit Programor të RTM-së, gjegjësisht mospërputhjes së funksioneve.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audio-Vizuale (AShMAA) dhe Këshillit Programor të RTM-së, zvarritet prej vitesh, për faktin se partitë maqedonase nuk arrinin të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Kujtojmë se edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, u kërkua një gjë e tillë, pra të emërohen anëtarë të Këshillit Programor të Transmetuesit Publik dhe Këshillin Rregullator të Medias.