Është shpallur thirrja e dytë e Qeverisë për projekte infrastrukturore, Komunat mund të aplikojnë deri më 30 prill
Deri më 30 prill, Komunat mund të aplikojnë për mjete financiare për realizimin e projekteve të infrastrukturës. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot shpalli thirrjen e dytë publike për financim deri në 15 miliardë denarë për projekte nga sfera e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit, transmeton Portalb.mk. Komunat duhet të dorëzojnë […]
![Është shpallur thirrja e dytë e Qeverisë për projekte infrastrukturore, Komunat mund të aplikojnë deri më 30 prill](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/08/perinski2-19082024.jpg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
![Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. Foto: Qeveria e RMV-së](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/08/perinski2-19082024.jpg)
Deri më 30 prill, Komunat mund të aplikojnë për mjete financiare për realizimin e projekteve të infrastrukturës. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot shpalli thirrjen e dytë publike për financim deri në 15 miliardë denarë për projekte nga sfera e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit, transmeton Portalb.mk.
Komunat duhet të dorëzojnë formularët e aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe dokumentacionin e projektit në ministritë përkatëse.
Sipas ministrit të vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski, kjo thirrje është krijuar në përputhje me kërkesat e kryetarëve të komunave dhe ka për qëllim që t’i ndihmojë komunat.
Ai thotë se në këtë thirrje është shtyrë afati për aplikim dhe komunat kanë kohë të mjaftueshme nëse nuk kanë përfunduar projektet e tyre që ta bëjnë këtë dhe të aplikojnë me to.
“Rrethanë lehtësuese është se është shtuar një nen që thotë se dokumentacioni i nevojshëm që duhet të sigurohet, i nevojshëm për inicimin e prokurimit publik, nëse një komune i mungon ndonjë miratim, do të mund të inicojë prokurimin publik dhe të sigurojë atë dokument gjatë procedurës. Pra, kjo thirrje publike u është përshtatur nevojave të tyre” tha Perinski në konferencën e sotme për media.
Perinski tha se shpërndarja e mjeteve do të bazohet në dy kritere: popullsia rezidente në komunë sipas regjistrimit të fundit dhe dokumentacioni i plotë i projektit që kërkohet për inicimin e prokurimit publik.
Kjo thirrje e dytë publike, sipas Perinskit, është vazhdimësi e së parës, e cila, siç tha ai, tashmë po jep rezultate në terren. “Interesimi më i madh në thirrjen e parë ishte për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore“, veçoi ministri.
“Gjatë thirrjes së parë publike, pushtetet vendore ishin të kufizuara në sigurimin e lejeve të ndërtimit. Ne e qetësuam këtë për thirrjen e dytë sepse ndryshuam Ligjin për Zhvillimin e Tokës Ndërtimore, ku objektet me interes publik si kopshtet dhe shkollat nuk kërkojnë më miratim nga vetë pushtetet vendore. Ne e kemi tejkaluar këtë tani dhe pres që në këtë thirrje të kemi më shumë projekte në fushën e politikave sociale”, tha Perinski.
Ai beson se të gjitha mjetet do të shfrytëzohen sepse, sepse, sipas tij, mundësia që u jep Qeveria komunave nuk i kufizon të aplikojnë me projekte që duhet t’i përfundojnë deri në fund të vitit, mund të aplikojnë edhe me projekte shumë më të mëdha që do të realizohen në vitet e ardhshme.
Perinski nuk i sheh këto projekte publike si ryshfet zgjedhore sepse, thotë ai, të gjithë kryetarët e komunave mund të aplikojnë dhe të marrin fonde në thirrjet publike, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike.
Ndryshe, në thirrjen e parë janë marrë 288 projekte nga 78 komuna në vlerë prej 4.5 miliard denarë, ndërsa përmes Ministrisë për transport janë miratuar 800 milionë denarë.
Më 27 tetor të vitit 2024 u nënshkruan marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe komunave. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri.
Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.
- LEXO: Të premten do të ndahen edhe 50 milionë euro për komunat e Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi Mexhiti
- LEXO: Komunat nënshkruan kontratat për këstin e parë prej 250 milionë eurove të planifikuara për projekte infrastrukturore
- LEXO: Ministri Perinski tregon nëse 100 milionë euro për komunat në 2024 do të jenë aq apo shumë më pak
- LEXO: Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga qeveria për asnjë projekt për të cilin ka aplikuar, janë refuzuar edhe komunat e Strumicës, Sarajt dhe Tearcës
- LEXO: Komunat nënshkruan kontratat për këstin e parë prej 250 milionë eurove të planifikuara për projekte infrastrukturore