EULEX-it rithekson thirrjet e BE-së për llogaridhënie për sulmin në Banjskë
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka ritheksuar thirrjet e BE-së për llogaridhënien e përgjegjësve të kryerjes së sulmit në Banjskë dy vjet më parë. Zëvendësshefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, ka marrë pjesë në ceremonisë solemne në përkujtim të rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit. Në


Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka ritheksuar thirrjet e BE-së për llogaridhënien e përgjegjësve të kryerjes së sulmit në Banjskë dy vjet më parë.
Zëvendësshefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, ka marrë pjesë në ceremonisë solemne në përkujtim të rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit.
Në një postim në Facebook të faqes së EULEX-it, thuhet se ata theksojnë thirrjet e BE-së për llogaridhënien e përgjegjësve të kryerjes së sulmit të Banjskës.
“Sot, zëvendësshefja e misionit të EULEX-it, Emily Rakhorst, pati nderin t’i bashkohet komemoracionit solemn për nder të rreshterit të rënë të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës dy vjet më parë. Ne i theksojmë thirrjet e BE-së për llogaridhënien e përgjegjësve të kryerjes së këtij sulmi!”, thuhet në postim.
