Prattipati nderon Bunjakun

E ngarkuara me punë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Për këtë Ambasada e SHBA-së ka njoftuar në një postim në Facebook, ku janë bashkëngjitur fotografi nga akademia përkujtimore që

shtator 24, 2025 - 18:30
 0
Prattipati nderon Bunjakun
Prattipati nderon Bunjakun

Prattipati nderon Bunjakun

E ngarkuara me punë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator gjatë sulmit terrorist në Banjskë.

Për këtë Ambasada e SHBA-së ka njoftuar në një postim në Facebook, ku janë bashkëngjitur fotografi nga akademia përkujtimore që është organizuar në nderim të rreshterit Bunjaku.

“E ngarkuara me punë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar oficerin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës dy vjet më parë gjatë sulmit në Banjskë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.