Familjarja e viktimave rrëfen për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët s’kishin puls

Një familjare e viktimave ka rrëfyer momentet e rënda pas zjarrit tragjik në një banesë në Malishevë, ku humbën jetën një baba dhe dy fëmijët e tij. Ajo ka treguar se ishte ndër të parat që ka hyrë në banesë dhe ka tentuar t’u japë ndihmë fëmijëve, por sipas saj, ata nuk kishin më shenja […]

Prill 16, 2026 - 18:30
Familjarja e viktimave rrëfen për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët s’kishin puls

Një familjare e viktimave ka rrëfyer momentet e rënda pas zjarrit tragjik në një banesë në Malishevë, ku humbën jetën një baba dhe dy fëmijët e tij.

Ajo ka treguar se ishte ndër të parat që ka hyrë në banesë dhe ka tentuar t’u japë ndihmë fëmijëve, por sipas saj, ata nuk kishin më shenja jete.

“Nuk është asgjë në rregull në këtë banesë, absolut… Unë dola te dera e banesës, në dorë të kunatës ishin fëmijët, njëri në një anë e tjetri në tjetrën. U mundova t’i prek nëse kishin puls, por nuk pashë që kishin shenja jete. I mora menjëherë fëmijët, i futa në veturë dhe i dërgova në ambulancë. Nuk munda as t’i puth e t’i përqafoj për herë të fundit. E kam djalë të dajës këtë, dhe fëmijët i kam pasur thuajse të mijtë. Nuk kishin puls, të dy ishin pa shenja jete, kanë qenë të djegur krejt”, ka deklaruar ajo për Tv Dukagjinin.

Kurti i tronditur nga vdekja e një babai me dy fëmijë në Malishevë

Sipas banorëve të zonës, banesat ku ndodhi rasti janë të dedikuara për familje me asistencë sociale dhe janë ndërtuar para rreth tre vitesh.

Mësohet se fëmijët jetonin me babanë e tyre, i cili gjithashtu humbi jetën si pasojë e zjarrit.