Faton Peci: Mitrovica do të ketë më shumë shembuj suksesi si ferma e dhive në Kutllovc

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar fermën e dhive të Januzit në fshatin Kutllovc, duke e cilësuar atë një shembull të suksesit dhe krenarisë së zonës. Ai tha se me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, ferma ka arritur të rrisë kapacitetet dhe të plotësojë zinxhirin e vlerës, duke sjellë në treg djathin

shtator 28, 2025 - 13:00
 0
Faton Peci: Mitrovica do të ketë më shumë shembuj suksesi si ferma e dhive në Kutllovc
Faton Peci: Mitrovica do të ketë më shumë shembuj suksesi si ferma e dhive në Kutllovc

Faton Peci: Mitrovica do të ketë më shumë shembuj suksesi si ferma e dhive në Kutllovc

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar fermën e dhive të Januzit në fshatin Kutllovc, duke e cilësuar atë një shembull të suksesit dhe krenarisë së zonës.

Ai tha se me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, ferma ka arritur të rrisë kapacitetet dhe të plotësojë zinxhirin e vlerës, duke sjellë në treg djathin bio të dhisë, të punuar me mjeshtëri e përkushtim.

Peci premtoi se me programin e tij qeverisës do të mbështesë grupet prodhuese të fermerëve, krijimin e kooperativave bujqësore vullnetare, prodhimin bujqësor e blegtoral, si dhe zhvillimin e turizmit rural.

“Mitrovica do ketë më shumë shembuj si Januzi”, u shpreh Peci.