Super SFIDË në San Siro: Kush do të sundojë Italinë, Allegri apo Conte?
Napoli është pa dyshim sfida më e pritur e kësaj jave në Serie A, një duel që mund të japë sinjale të hershme për garën e titullit. Sipas Gazzetta dello Sport, vëmendja e dy trajnerëve – Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte – është përqendruar te mesfusha, aty ku pritet të vendoset ndeshja, përcjell ORAinfo. Formacionet […]


Napoli është pa dyshim sfida më e pritur e kësaj jave në Serie A, një duel që mund të japë sinjale të hershme për garën e titullit.
Sipas Gazzetta dello Sport, vëmendja e dy trajnerëve – Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte – është përqendruar te mesfusha, aty ku pritet të vendoset ndeshja, përcjell ORAinfo.
Formacionet e mundshme
Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupinan; Pulisic, Gimenez.
Napoli (4-1-4-1): Meret; Di Lorenzo, Beukema, Jesus, Gutierrez; Lobotka; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Hojlund.
Rossonerët kërkojnë të konfirmojnë ambiciet për Scudetto me një fitore ndaj napolitanëve, të cilët synojnë ta vazhdojnë ecurinë perfekte në kampionat.
Mesfusha pritet të jetë vendimtare: Modric e Rabiot nga njëra anë, kundër Lobotka-s, De Bruyne-s dhe McTominay-t nga ana tjetër. Një përplasje që premton intensitet dhe spektakël. /ORAinfo/
