Faton Peci: Qarkullimi i lirë Mitrovicë-Prishtinë pas 16 vitesh pritje
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar qytetarët për përfundimin e punimeve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pas 16 vitesh pritje dhe kolona të gjata. “Pas 16 viteve me pritje të shumta në kolona e rrugë të dëmtuara, sot përfundimisht u mundësua qarkullimi i lirë Mitrovicë-Prishtinë,” tha Peci, duke e lidhur këtë arritje me besimin


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar qytetarët për përfundimin e punimeve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pas 16 vitesh pritje dhe kolona të gjata.
“Pas 16 viteve me pritje të shumta në kolona e rrugë të dëmtuara, sot përfundimisht u mundësua qarkullimi i lirë Mitrovicë-Prishtinë,” tha Peci, duke e lidhur këtë arritje me besimin që qytetarët i dhanë qeverisë në vitin 2021.
Ai shtoi se sot Mitrovica frymon lirshëm me zhvillim, integritet dhe sovranitet, dhe se më 12 tetor do të fillojë bashkëpunimi i koordinuar për zhvillimin e Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës.
