Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale shpërndahen postime kundër EVN-së. Shkak janë bërë faturat e muajt Janar, shkruan Flaka Pasditën e së hënës, gazetari Abedin Bilalli shpërndajti postime me fatura The post Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 11, 2025 - 10:00
 0  3
Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale shpërndahen postime kundër EVN-së. Shkak janë bërë faturat e muajt Janar, shkruan Flaka

Pasditën e së hënës, gazetari Abedin Bilalli shpërndajti postime me fatura të mërgimtarëve, me vlera 350, 400 madje edhe 700 euro për shpenzim të energjisë elektrike gjatë qëndrimit të tyre 2-3 javore për pushime dimërore në vendlindje.

”Edhe pse është bërë ankesë në EVN për korrigjim siç po rekomandonte këto ditë Komisioni Rregullator për Energjetikë, kompani nuk e ka marrë parasysh ankesën. Do paguani ose do ju largojmë nga rrjeti, ka qenë përgjigja e EVN-së. Kjo faturë është e një familje nga fshati Zdunjë e që jeton këtu në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Bilalli.

Reagime të qytetarëve.

”EVN – sinonim i dyshimit, paqartësisë, gabimeve në llogaritje dhe një Zot e di çka. Një llogaritje e thjeshtë që e portreton mjerrimin e këtij shteti. Nëse një kamarier fiton 1.000 denarë në ditë, i bje që për
30 ditë punë pa ndërprerë, do të fiton 30.000 denarë në muaj. Me një faturë mesatare të rrymës EVN-ës prej 10.000 denarë, që është e pritshme, ky person që ndoshta dhe mban familje, i duhen 10 ditë të punon vetëm për EVN-ën.
Një ekuivalencë me Gjermaninë, 30% e një rroge mesatare atje prej 2.500€ do të thotë kolegu i kamarierit tonë të paguan 800€ rrymë. Kemi njerëz në Gjermani, akoma s’kam dëgjuar fatura që e kalojnë 200€, ndoshta edhe më pak. Neve definitivisht na ruan Zoti nga rënia nën pragun e ekzistencës së thjeshtë që mos vdesim nga uria“, shkruan aktivisti Lekë Dalipi nga Gostivari, i cili merr përgjigje ekipe nga një komentues tjetër.

”Kështu ndodh kur me çështjen jetike për njerëzit dhe ekonominë, siç është furnizimi me rrymë elektrike ,në një shtet, meren disa institucione (kompani) : ELEM, ESM, MEPSO, EVN, të punësuarit e shumtë të të cilëve ( si dhe keqpërdorimet dhe keqveprimet !), duhet t’i paguajmë shumë “trashë” ne konsumatorët ! Natyrisht, një nga problemet është edhe moslejimi i konkurencës për këtë veprimtari nga cilado qeveri ( për arsye të dyshimta !)”, komenton Ilir Sejfullai.

Të hënën, nga EVN thanë që qytetarët mund të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin janar, por kjo nuk i përjashton nga pagesa e tyre.

Kështu u përgjigjën sot nga EVN Home për “Telma” në pyetjen se si trajtohen ankesat e qytetarëve se kanë marrë fatura shumë më të larta se zakonisht. Për shembull, një familje ka marrë një faturë rryme prej 9.237 denarë në dhjetor, ndërsa muajin pasardhës fatura ka shkuar në 14.252 denarë, ose mbi 50 për qind më shumë.

“Të gjitha kërkesat për korrigjime të faturave të dorëzuara nga përdoruesit shqyrtohen veçmas dhe EVN Home dorëzon përgjigjen e duhur brenda afateve të përcaktuara ligjore. Ankesa për korrigjimin e faturës nuk e përjashton përdoruesin nga pagesa, por në rast të korrigjimit për shkak të vlerave të supozuara në faturë, këto pagesa merren parasysh. Për më tepër, pagesat përdoren për të shlyer faturat e ardhshme ose i kthehen përdoruesit me kërkesën e tyre dhe dëshminë e bashkangjitur të pagesës”, thotë EVN Home.

Komisioni Rregullator i Energjisë ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.

Kjo do të thotë se llogaritjet duhet të jenë të sakta për të mos shkaktuar kalimin e sasisë së energjisë në blloqe më të larta për të cilat çmimi i energjisë elektrike është gjithashtu më i shtrenjtë. Flaka

The post Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .