Kanye West mbron sërish Diddy-n: Është një baba më i mirë se unë
Kanye West ka dalë përsëri në mbrojtje të Sean “Diddy” Combs, duke e quajtur atë një baba më të mirë se vetja. Në një postim në X të, reperi 47-vjeçar shkroi: ” “Puff është një baba më i mirë se babi im dhe më i mirë se unë.” Ai ndau gjithashtu një fotografi të Diddy-t […]
![Kanye West mbron sërish Diddy-n: Është një baba më i mirë se unë](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2023/05/skynews-kanye-west-ye_6035285-1130x635-1.jpg)
Kanye West ka dalë përsëri në mbrojtje të Sean “Diddy” Combs, duke e quajtur atë një baba më të mirë se vetja.
Në një postim në X të, reperi 47-vjeçar shkroi: ” “Puff është një baba më i mirë se babi im dhe më i mirë se unë.”
Ai ndau gjithashtu një fotografi të Diddy-t në tapetin e kuq me gjashtë nga fëmijët e tij në një event të vitit 2020, duke shtuar: “Do doja të kisha marrëdhënien me babain tim që Puff ka me fëmijët e tij”, shkruan DailyMail.
Diddy, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan, akuzohet për trafik seksual, shantazh dhe prostitucion.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa i është refuzuar disa herë lirimi me kusht.
West dhe Combs kanë pasur marrëdhënie të tensionuara në të kaluarën, por së fundmi Kanye ka nisur një fushatë për lirimin e tij.
Ai i ka bërë thirrje ish-presidentit Donald Trump që të ndërhyjë dhe ka njoftuar një bashkëpunim mes markës së tij Yeezy dhe Sean John, linja e modës e themeluar nga Diddy.
Nga burgu, Diddy e falënderoi Westin në Instagram, duke ripostuar mesazhet e tij dhe duke ndarë një link për koleksionin e tyre të përbashkët të veshjeve. Në postimin e tij, Kanye shkroi thjesht: “FREE PUFF.”