Viktimat kanë nga dy plumba në gjoks – Mjeku tregon për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës

Doktori i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Festim Sylejmani, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës. Ai ka thënë se të dyja viktimat janë sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë. Dy vëllezër janë vrarë të enjten nga dhëndri i tyre në Golluboc, ka njoftuar

Nëntor 6, 2025 - 18:30
 0
Viktimat kanë nga dy plumba në gjoks – Mjeku tregon për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës
Viktimat kanë nga dy plumba në gjoks – Mjeku tregon për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës

Viktimat kanë nga dy plumba në gjoks – Mjeku tregon për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës

Doktori i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Festim Sylejmani, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës.

Ai ka thënë se të dyja viktimat janë sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë. Dy vëllezër janë vrarë të enjten nga dhëndri i tyre në Golluboc, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Doktori Sylejmani tha se viktimat i kanë pasur nga dy plumba në gjoks. Në raportin e policisë thuhet se dy vëllezërit, rreth orës 11:30, u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre. I dyshuari, sipas policisë, është nga një fshat i Drenasit, i cili është identifikuar, por nuk është arrestuar ende.