Vëllezërit Morina u vranë në sy të motrës dhe mbesës së tyre

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi sot Malishevën. Mediat kanë mësuar se i dyshuari Astrit Isufi (dhëndër i familjes) u mori jetën vëllezërve Driton dhe Naim Morina, në prani të motrës së tyre. Burimet kanë treguar për redaksinë se motra e viktimave ka qenë në veturë bashkë me

Nëntor 6, 2025 - 18:30
 0
Vëllezërit Morina u vranë në sy të motrës dhe mbesës së tyre
Vëllezërit Morina u vranë në sy të motrës dhe mbesës së tyre

Vëllezërit Morina u vranë në sy të motrës dhe mbesës së tyre

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi sot Malishevën.

Mediat kanë mësuar se i dyshuari Astrit Isufi (dhëndër i familjes) u mori jetën vëllezërve Driton dhe Naim Morina, në prani të motrës së tyre. Burimet kanë treguar për redaksinë se motra e viktimave ka qenë në veturë bashkë me vajzën, kur i dyshuari kreu vrasjen.

“I dyshuari ka ardh me marrë gruan e tij e cila ka qenë tek familja e saj, përkatësisht tek viktimat. Incidenti ka ndodh pasi kanë dalë nga shtëpia dhe janë nis, pas disa metrave i dyshuari është ndalë ka dalë nga vetura dhe e ka kryer veprën ndërkohë që gruaja(motra e viktimave) dhe vajza e tij kanë qenë në veturë”, tha burimi.

Redaksia po ashtu ka mësuar se Astrit Isufi i cili aktualisht gjendet në arrati, është emër i njohur për organet e rendit. Burimet e mediavekanë bërë me dije se ai ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Në anën tjetër, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personi që vrau vëllezërit në fshatin Gollubovc të Malishevës./Klankosova