I dyshuari për vrasjen në Malishevë ka qenë më herët i akuzuar për dhunë familjare

Prokuroria Themelore Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve sot në Golluboc të Malishevës. Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, tha për KosovaPress se i dyshuari me inicialet A.I. ka qenë i akuzuar në muajin prill për veprat penale dhunë familjare dhe kanosje. “Prokurori i Shtetit ndaj

Nëntor 6, 2025 - 18:30
 0
I dyshuari për vrasjen në Malishevë ka qenë më herët i akuzuar për dhunë familjare
I dyshuari për vrasjen në Malishevë ka qenë më herët i akuzuar për dhunë familjare

I dyshuari për vrasjen në Malishevë ka qenë më herët i akuzuar për dhunë familjare

Prokuroria Themelore Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve sot në Golluboc të Malishevës.

Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, tha për KosovaPress se i dyshuari me inicialet A.I. ka qenë i akuzuar në muajin prill për veprat penale dhunë familjare dhe kanosje.

“Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më datë 6 prill 2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëjtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më datë 7 prill 2025, Prokuroria Themelore në Prishtine, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I., për veprat penale dhunë në familje dhe kanosje”, ka thënë Shala.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vëllezër janë vrarë të enjten nga dhëndri i tyre në Golluboc të Malishevës. Në raportin e policisë thuhet se dy vëllezërit, rreth orës 11:30, u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre. I dyshuari, sipas policisë, është nga një fshat i Drenasit, i cili është identifikuar, por ende nuk është arrestuar.