Festa e 28 nëntorit mbaroi, incidentet vazhdojnë të mbajnë peng skenën politike!

“Pas zbulimit të planit të BDI-së për të kthyer Nikolla Gruevskin në Shkup, një akt thellësisht antishtetëror dhe antishqiptar, BDI ka ngelur lakuriq dhe po i përdor të rinjtë si The post Festa e 28 nëntorit mbaroi, incidentet vazhdojnë të mbajnë peng skenën politike! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 2, 2024 - 03:00
 0  5
Festa e 28 nëntorit mbaroi, incidentet vazhdojnë të mbajnë peng skenën politike!

“Pas zbulimit të planit të BDI-së për të kthyer Nikolla Gruevskin në Shkup, një akt thellësisht antishtetëror dhe antishqiptar, BDI ka ngelur lakuriq dhe po i përdor të rinjtë si “mish për top” për të shpëtuar nga drejtësia që çdo ditë po troket në derën e tyre, akuzoi sot zv/kryeministri Arben Fetahu në një konferencë për media.

“E themi këtë me keqardhje por u pa qartë se 28 Nëntori, Dita e Flamurit, u shfrytëzua nga BDI për polarizim dhe destabilizim. Por edhe ky plan u shpartallua dhe tanimë, falë efikasitetit të Qeverisë, 17 persona janë arrestuar dhe po merren masa sanksionuese edhe ndaj dy zyrtarëve policorë që përdhosën flamurin shqiptar.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e shtetit. Ne nuk lejojmë asnjëherë përdhosjen e flamujve shtetërorë dhe kombëtarë, pa marrë parasysh kujt i përkasin ato”, shtoi më tej ai.

Sipas tij, BDI u shqetësua fort që shqiptarët festuan lirshëm 28 Nëntorin, nga Kumanova deri në Strugë, në shkolla dhe sheshe, në qendra kulturore e në rrugë, pra kudo që kishin dëshirë e të përkrahur financiarisht ngashteti. Kënga e vallja shqipe jehuan gjithandej si asnjëherë më parë.

“Ne kemi siguruar fotografi që dëshmojnë se ata të rinjë që dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorët e Artan Grubit, magnatit të kazinove. Nga këtu, dua të them qartë dhe zëshëm, se secili që mori pjesë në këto incidente dhe tentoi të prishë festën, do të ndëshkohet sipas ligjit, pa dallime dhe në mënyrë krejt joselektive. Ne do t’i demaskojmë edhe planet tjera të regjimit të vjetër për të destabilizuar shtetin. Fakti që u destabilizua “Fronti Evropian” që të tillë e ka vetëmemrin, nuk do të thotë se duhet destabilizuar edheshteti. Ata janë bërë pikë e pesë, por shoqëria duhet të jetë e bashkuar kundër keqqeverisjes, krimit dhe korrupsionit.

Për fund, i dërgojmë porosi magnatit të kazinove, Artan Grubit. Artan, ne mbajmë përgjegjësi për ata të rinj shqiptarë që ju po i manipuloni. Mos u mundoni t’i bëni kamikazë të rinjtë tonë, për t’i mbuluar krimet tuaja. Artan, dështove edhe kësaj here, dhe do të dështosh sërish e sërish, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenëmë të mbrojtur, dhe kurrë nuk ka qenë më i drejtë shteti në trajtimin e krimeve të tilla të mosdurimit dhe gjuhës së urrejtjes. Koha ka ardhur që të ecim në rrugën e shteteve të civilizuara, ku shteti i së drejtës është themeli i zhvillimit dhe i barazisë. Edhe njëherë, shfrytëzoj rastin të bëj thirrje për uljen e tensioneve dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes, pasi këto janë pengesa për progres dhe zhvillim.

Ne, si VLEN, do të vazhdojmë të jemi garantues të frymës së mirëbesimit, stabilitetit dhe zhvillimit të shtetit tonë. Secili shqiptar ka të drejtë të jetojë dhe të festojë pa frikë, me krenari dhe pa u ndikuar nga manipulimet politike që kërcënojnë sigurinë dhe harmoninë. Me VLEN, shqiptarët do të festojnë çdoherë”, ka deklaruar Fetai.

Erdhi reagimi nga BDI-ja e Ali Ahmetit. Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër akuzat e pavërteta dhe manipulimet, sic thonë, që Qeveria antishqiptare shpalosi gjatë konferencës së saj për shtyp. Përpjekja e kësaj qeverie për të përfshirë BDI-në në ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit Shqiptar, sipas integristëve, përbën jo vetëm një manipulim të papranueshëm, por edhe një përpjekje për të mbuluar dështimet dhe politikat e saj diskriminuese.

Deklarojmë qartë dhe pa asnjë dyshim: BDI nuk ka asnjë lidhje me organizimin e këtyre incidenteve – thonë në reagimin e tyre integristët pas press-konferencës së VLEN ku ishin akuzuar se kanë gisht në incidentet e 28 nëntorit.

Çdo deklaratë apo akuzë që pretendon të kundërtën është e pabazë, shpifëse dhe dashakeqe. Qeveria antishqiptare, përmes këtyre deklaratave, po manipulon opinionin publik, duke u përpjekur të shmangë vëmendjen nga e vërteta – fakti që policia ka arrestuar 17 qytetarë shqiptarë për incidentet me flamurin shtetëror, ndërkohë që nuk ka ndaluar asnjë person për djegien e flamurit shqiptar.

Por, nga BDI nuk ndalen vetëm me kaq! Parashtrojnë pyetjen nëse ka poshtërim më të madh për shqiptarët, se kur përfaqësuesit e partisë shqiptare në Qeveri, në vend që t’i mbrojnë, i dërgojnë drejt burgjeve dhe dënimeve të rënda për të mbuluar dështimet e tyre?

Sipas BDI-së, kur thuhet se arrestimi i 17 të rinjve shqiptarë “shkaterroi një plan të organizuar të destabilizimit nga BDI”, ata hapin dyert për trajtimin e këtyre të rinjve si pjesë e një grupi të organizuar kriminal – një akuzë që sipas Kodit Penal sjell vite të tëra burg.

“Kush do të mbajë përgjegjësi për këto 17 familje shqiptare që sot janë në ankth për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Kush do të mbajë përgjegjësi për lotët e nënave dhe për ndjenjën e pafuqisë që po përjetojnë këto familje? Si mundet një parti shqiptare të flasë për “plan të organizuar” duke e ditur se kjo retorikë po i rëndon akuzat dhe po i dëmton këta të rinj?”

Paraprakisht, Artan Grubi nga BDI ka reaguar ndaj akuzave të Arben Fetait nga VLEN, i cili sot në konferencë për shtyp duke komentuar incidentet me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror, tha se BDI ka shfrytëzuar festën e 28 Nëntorit për ta destabilizuar vendin, ndërsa për të arrestuarit tha se janë bashkëpunëtor të Artan Grubit. Grubi thotë se në rast se Fetai nuk kërkon falje brenda 24 orëve, të njëjtin do ta padis.

“Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por me më rendësi se çdo gjë, nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën tuaj për tu nënshtruar dhe për t’ju shërbyer. Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit. Turpin që ia keni sjell vetës dhe familjeve tuaja nuk ua mbulon asnjë shpifje, prandaj, në përputhje me ligjin, pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis që tia zbuloj gënjeshtrat, të cilat i kanë përditshmëri”, ka shkruar Grubi.

Zv.kryeministri, Arben Fetai ka reaguar ndaj paralajmërimit të Artan Grubit për padi ndaj tij.

“Pushka top t’u bëftë, Artan. Turpërim më të madh se ai që shqiptarët kanë përjetuar nën qeverisjen tënde nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë më kurrë. Tani ka kush kujdeset për ta. As Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë. Të njohim mirë Artan, si paren e kuqe. Koha e llogaridhënies ka ardhur, Artan”, ka shkruar Fetai.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani në një deklaratë për Report Tv, ka theksuar se festat e 28 nëntorit në Maqedoni ishin më të organizuarat si kurdoherë më parë. Ai tha se disa u munduan që ta dëmtojnë këtë fotografi të festave duke tentuar për të shkaktuar destabilizim.

Festimi i 28 nëntorit sivjet në Maqedoni ishte njëra nga më të organizuarat gjatë dy dekadave të fundit. Por kishte disa akte të izoluara, të cilët u munduan ta dëmtojnë këtë fotografi të festimit të festave kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Ne i cilësojmë si akte të izoluara, pasi ne si pjesë e qeverisë si koalicion VLEN duhet ti frymë frymës së stabilitetit, pasi siç e dini edhe situatën e fundit që ndodhi në Kosovë, ne nuk duam të mendojmë, por shenjat tregojnë se këto dy situata të tensionimeve të marrëdhënieve ndëretnike, edhe situatës të sulmit të infrastrukturës në Kosovë, besojmë që ka një emërues të përbashkët, por ne si popull, si shqiptarë këtu në Maqedoni edhe më gjere, bëjmë thirrje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, pasi që çdo destabilizim është edhe dëmtim i rrugëtimit europian të cilën ne si shqiptarë e kemi prioritet në Maqedoni”, ka deklaruar Blerant Ramadani.

Ilaz Leskovica nga BDI ka reaguar ndaj akuzave të Arben Fetait nga VLEN, i cili sot në konferencë për shtyp duke komentuar incidentet me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror, tha se BDI ka shfrytëzuar festën e 28 Nëntorit për ta destabilizuar vendin, ndërsa tregoi një fotografi, ku Fetai thotë se njëri prej të arrestuarve, shihet bashkë me Leskovicën.  Leskovica thotë se se në rast se Fetai nuk kërkon falje brenda 24 orëve, të njëjtin do ta padis.

“Demant deri te zv. Kryeministri i Svlen Arben Fetai… Duke treguar pafuqin e juaj në qeveri dëshironi të bëni skenare duke gënjyer dhe duke treguar shpifje para opinionit pasi po shihet qart se jeni vetëm figura në qeveri. Dua të demantoj se gjithçka që treguat para mediumeve është një shpifje e madhe si pikë e parë dhe unë nuk jam këshilltar në komunën e Shuto Orizares por jam kryetar dege dhe si kryetar kam mbi 100 takime në ditë me qytetarë nga i gjithë Shkupi poashtu dhe aktivist të rinjë që dëshirojn të fotografohen posaqërisht pas fitoreve që i korim në zgjedhje. Pas këtyre shpifjeve që i ndegjuam nga Arben Fetai në qoftë se nuk kërkon falje mbrenda 24 ore do të ngrejmë padi për shpifje ndaj tij”, shkruan Leskovica në reagim.

Ndërkohë, qytetarët që janë akuzuar për provokim me flamurin serb në Kumanovë, tashmë janë liruar nga akuza.

Kujtojmë se ky 28 nëntor u shënua me gjithsej 17 arrestime të personave që kanë djegur flamurin e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski tha se shumica prej tyre kanë qenë të mitur, teksa nga BDI reaguan për trajtim selektiv të rasteve, pasi janë arrestuar vetëm shqiptarët për përdhosje të flamurit, por jo edhe maqedonasit që dogjën flamurin shqiptar. Flaka Media

The post Festa e 28 nëntorit mbaroi, incidentet vazhdojnë të mbajnë peng skenën politike! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .