Fetai: Marrëveshja me SHBA sjell më shumë mundësi për bizneset tona

Shkup, 13 shkurt – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, përmes një postimi në Facebook njoftoi se është dakorduar deklarata e përbashkët dhe korniza për Marrëveshjen për tregti reciproke, të… The post Fetai: Marrëveshja me SHBA sjell më shumë mundësi për bizneset tona first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 16:00
 0
Fetai: Marrëveshja me SHBA sjell më shumë mundësi për bizneset tona

Shkup, 13 shkurt – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, përmes një postimi në Facebook njoftoi se është dakorduar deklarata e përbashkët dhe korniza për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot shënojmë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dakordimi i deklaratës së përbashkët dhe kornizës për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar është dëshmi e qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve”, ka shkruar Fetai.

Ai theksoi se kjo marrëveshje nënkupton më shumë mundësi për bizneset vendore, qasje më të madhe në tregun amerikan dhe përfitime konkrete për shtetin. “Si Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, mbetem i përkushtuar që proceset t’i udhëheqim me integritet, koordinim institucional dhe fokus të qartë në interesin publik”, ka përfunduar Fetai.

The post Fetai: Marrëveshja me SHBA sjell më shumë mundësi për bizneset tona first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.