Fetai: Regjistri i pronës së paluajtshme shtetërore po bëhet realitet

Sot është formuar grupi punues që do të merret me krijimin e bazës së centralizuar të të dhënave për menaxhimin dhe udhëheqjen e mirë me pronën e paluajtshme shtetërore, ka The post Fetai: Regjistri i pronës së paluajtshme shtetërore po bëhet realitet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 22, 2024 - 20:01
 0  7
Fetai: Regjistri i pronës së paluajtshme shtetërore po bëhet realitet

Sot është formuar grupi punues që do të merret me krijimin e bazës së centralizuar të të dhënave për menaxhimin dhe udhëheqjen e mirë me pronën e paluajtshme shtetërore, ka bërë të ditur zv.kryeministri Arben Fetai.

“Kjo vie pas një aktvendimi të Qeverisë së inicuar nga Kabineti im, në përputhje me rekomandimin e Auditorit të shtetit”, shkruan Fetai.

“Së bashku me Auditorin e përgjithshëm shtetëror, Maksim Acevski, u dhamë përkrahje anëtarëve të grupit punues, të cilët me entuziazëm e pranuan detyrën e deleguar nga Qeveria.

Baza e centralizuar e të dhënave do të përmbajë informacion mbi të gjithë pronën e paluajtshme shtetërore. Ajo do të përditësohet rregullisht dhe do të jetë e disponueshme për të gjitha institucionet përkatëse, në mënyrë që të sigurohet mbikëqyrje e saktë e gjendjes së pronës së paluajtshme si aset publik e shtetëror i rëndësisë së veçantë.

Efektet pozitive që sjellë kjo nismë:

1. Do të zvogëlohet rreziku i përdorimit të paautorizuar dhe keqpërdorimit të pronës shtetërore;
2. Përmirësimi i menaxhimit dhe udhëheqjes me pronat e paluajtshme si resurse publike;
3. Qasja e lehtë në të dhëna të sakta do të mundësojë sjellje e vendimeve të shpejta dhe efikase;
4. Transparencë më e madhe në përdorimin e burimeve publike;
5. Koordinim adekuat në proceset e përdorimit dhe mirëmbajtjes së pronës;
6. Rritja e besimit të qytetarëve ndaj shtetit;
7. Ulja e shpenzimeve të mirëmbajtjes, rikonstruktimit, dhënies me qira të pronës;
8. Burim i parashikueshëm për plotësimin e të ardhurave publike;
9. Evidencë e saktë, të dhëna të sakta dhe të përditësuara për të gjithë pronën shtetërore; 10. Planifikim dhe shpërndarje efektive e pronës së paluajtshme.
Kujtojmë se pa bazë të të dhënave të integruar dhe të përditësuar, institucionet nuk mund të kenë lehtësisht mbikëqyrje të gjendjes reale të pronës së ndarë dhe të lirë. Kjo krijon probleme në planifikimin, si dhe në ndarjen dhe monitorimin e përdorimit të pronës.

Prandaj, nga sot e tutje pronat e paluajtshme do të jenë më të sigurta, transparenca do të jetë më e lartë, keqpërdorimi do të mënjanohet dhe menaxhimi do të lehtësohet.

E për punë të tilla çdo ditë angazhohet kjo Qeveri e koalicioni VLEN, që të sjellim qeverisje sa më të mirë e transparencë të plotë”, ka shkruar Fetai.

The post Fetai: Regjistri i pronës së paluajtshme shtetërore po bëhet realitet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .