Filipçe: Nëse vazhdon presioni ndaj gjyqësorit, besimi i qytetarëve do të bie në zero

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka reaguar sot pas paralajmërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski se mund të ketë protesta masive nëse nuk dorëhiqen pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Ai tha se, nëse VMRO – DPMNE vazhdon me presione ndaj gjyqësorit, besimi në sistemin gjyqësor do të ulet në zero përqind. Sipas tij, qytetarët meritojnë të […]

Mars 15, 2025 - 16:00
 0  3
Filipçe: Nëse vazhdon presioni ndaj gjyqësorit, besimi i qytetarëve do të bie në zero
Foto: Venko Filipçe (profili në Facebook)

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka reaguar sot pas paralajmërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski se mund të ketë protesta masive nëse nuk dorëhiqen pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Ai tha se, nëse VMRO – DPMNE vazhdon me presione ndaj gjyqësorit, besimi në sistemin gjyqësor do të ulet në zero përqind. Sipas tij, qytetarët meritojnë të shohin reforma reale në gjyqësor e jo të përdoret mllefi i tyre që të përvetësohet pushteti gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

Filipçe më tej tha se, gjyqësori me vite shkakton pakënaqësi te qytetarët, ka procedura shumë të ngadalta, dhe ka dyshime për ndikim të madh politik dhe në vend që të zbatohen reformat reale që janë tashmë në tavolinë për herë të parë pas kaq shumë vitesh, do të ketë protesta, që është absurde dhe një politikë e paprecedentë.

“Nëse ka presione të tilla në të gjithë sistemin gjyqësor, besimi i qytetarëve nga 2% do të ulet në zero në periudhën e ardhshme. Qytetarët meritojnë të shohin reforma reale në gjyqësor dhe jo të përdoret mllefi i tyre që të përvetësojnë pushtein gjyqësor. Shfrytëzimi i mllefit të qytetarëve për të përvetësuar gjyqësorin, siç po bën VMRO DPMNE, është absolutisht e papranueshme dhe absolutisht jodemokratike. Kërcënimet e kryeministrit se drejtësia do të jetë çështje e popullit janë një mesazh se ai njeh drejtësi vetëm sipas standardeve të tij dhe se nuk dëshiron një gjyqësor më të mirë apo më të pavarur”, deklaroi Filipçe.

Ai më tej i bëri thirrje qeverisë që të ndalë presionet partiake dhe të zbatojë reforma reale të gjyqësorit.

Kryeminist Hristijan Mickoski, ka kërkuar nga pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor për të cilët Kuvendi miratoi interpelanca, që të dorëhiqen nga detyra, në të kundërtën, ka thënë ai, populli do të dalë nëpër rrugë për të protestuar dhe se ai do të mbështesë ato protesta.

Ndryshe, pavarësisht interpelancës ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe insistimit të pushtetit që të njëjtit të japin dorëheqje, një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Sipas Nenit 31 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor anëtarit të këshillit i mbaron mandati me skadimin afatit kohor për të cilin është zgjedhur, me kërkesë të tij, nëse dënohet për vepër penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nëse vërtetohet pashkahtësi për të kryer funksionin… etj. Të gjitha këto, për përgjegjësi individuale dhe jo siç i atribuon kuvendi se “anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi kanë kontribuar në rrezikimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe reputacionit të gjyqësorit dhe gjykatësve dhe kanë kontribuar në rënien e besimit të qytetarëve në gjyqësor. Anëtarët kanë neglizhuar dhe nuk kanë arritur të kryejnë funksionin e tyre në punën e këshillit”, thuhet në Konkluzioni e Kuvendit.