Sot do të luhen pesë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e RMV-së
Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut sot do të luhen pesë ndeshje, ndeshje që do të kompletojnë javën e XXIV-t, javë e cila filloi me ndeshjen e djeshme ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, 1-1, transmeton Portalb.mk. Sot Gostivari do të ndeshet me Tikveshin, ndërsa në kohë të njëjtë, duke filluar prej orës 15:00 do […]


Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut sot do të luhen pesë ndeshje, ndeshje që do të kompletojnë javën e XXIV-t, javë e cila filloi me ndeshjen e djeshme ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, 1-1, transmeton Portalb.mk.
Sot Gostivari do të ndeshet me Tikveshin, ndërsa në kohë të njëjtë, duke filluar prej orës 15:00 do të përballet edhe Besa me Strugën.
Shkupi do të luajë kundër ekipit të Pelisterit, ndërsa Voska do të pret Rabotniçkin.
Në kuadër të kësaj jave, Akademija Pandev sot do të përballet me Sileksin.
Shkëndija me një ndeshje më shumë gjendet në vendin e parë me 50 pikë, pesë më shumë se Sileksi dhe gjashtë më shumë se Gostivari. Struga gjendet në pozitën e pestë me 38 pikë, pastaj Shkupi me 31 pikë, Voska e parafundit me 18 pikë, aq sa ka edhe Besa në vendin e fundit.
Ndryshe, në Kupën e Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale janë kualifikuar tre ekipe shqiptare, Struga, Arsimi dhe Shkëndija.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë në vitin 2024, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.