Filloi procesi gjyqësor kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorit në një shkollë tjetër fillore
Albana Zhuta nuk i ka plotësuar kushtet për ushtruese detyre drejtoreshë në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë, përkatësisht nuk është emëruar nga radhët e të punësuarve, nuk ka pasur provim të kaluar për drejtor dhe certifikatë adekuate për njohje të gjuhës angleze, tregoi raporti i Inspektoratit shtetëror të arsimit i bërë në gusht të […]


Albana Zhuta nuk i ka plotësuar kushtet për ushtruese detyre drejtoreshë në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë, përkatësisht nuk është emëruar nga radhët e të punësuarve, nuk ka pasur provim të kaluar për drejtor dhe certifikatë adekuate për njohje të gjuhës angleze, tregoi raporti i Inspektoratit shtetëror të arsimit i bërë në gusht të vitit 2024. Këtë e tha Violeta Xhudeska, inspektore arsimore nga Struga e cila e ka bërë mbikëqyrjen në shkollë, në cilësinë e dëshmitares në seancën e sotme gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për vendosje të paligjshme të drejtorit në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi”, raporton MIA.
Pas konkursit të shpallur publik nga ana e Komunës për drejtor të shkollës, Zhuta ishte propozimi i vetëm nga këshilli shkollor dhe kryetari i komunës solli vendim për emërimin e saj. Në pajtim me ligjin nëse në konkurse nuk paraqitet ndonjë person që i përmbushë kushtet për drejtor, mund të zgjedhet personi, por në afat prej një viti nga dita e emërimit të japë provimin për drejtor dhe për certifikatë.
Zhuta, e cila e shfrytëzoi mundësinë ligjore për përkthyes nga gjuha shqipe në gjykim, në cilësinë e dëshmisë së vet theksoi se ishte punësuar në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” si profesoreshë e gjuhës shqipe, prej ku është zgjedhur për u.d. drejtoreshë në SHF “Vëllezërit Milladinovi” pa konkurs, në konusltim me kryetarin e komunës Merko dhe ministrin e atëhershëm të Arsimit, Jeton Shaqiri.
Kryetari i komunës Merko u deklarua se nuk ndjehet fajtor për këtë rast.
Paraprakisht në Gjykatën e Strugës ishte shtyrë seanca kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat në Ladorisht, Labënisht dhe Podgorcë, për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarëve, pa, sipas gjykatësit Jordan Jovanov, shkaqe të arsyeshme. Sipas tij, në seancën e ardhshme ata do të sigurohen me asistim policor.
Për shtyrjen e seancës gjyqësore rreth lëndës për Egzona Shej, për emërim të paligjshëm si drejtoreshë në shkollën fillore “Zini Hani” në Veleshtë, e cila ngarkohet edhe për falsifikim të diplomave, gjykatësi tha se ishte për shkaqe shëndetësore të mbrojtësit, i cili parashtroi dokumentacion adekuat mjekësor për gjendjen e tij.
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të përzierjes në korrupsion. Kundër tij janë nëntë aktakuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është i akuzuar për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Veleshtë dhe në “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë. Janë bashkuar tri lëndë, ndërsa për shkollën në Veleshtë është duke u zhvilluar një lëndë e veçantë për shkak se ka më shumë të pandehur, të cilët akuzohen për “Punë e papërgjegjshme në shërbim”, e disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”. Në muajin tetor, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e drejtorëve në shkolla.
Më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.
- LEXO: Sot u zhvilluan tri seanca gjyqësore kundër Merkos, dëshmoi edhe ish-ministri Shaqiri
- LEXO: Policia e ka paditur përsëri kryetarin Ramiz Merkon
- LEXO: Prokuroria Publike ngriti akuzën e tetë për punë të papërgjegjshme ndaj kryetarit të Strugës, Merko
- LEXO: U shty gjykimi për shkak të listës së gjerë me prova, Merko: E kisha të vështirë t’i sillja me Audi gjithë ato, e lëre më në dorë
- LEXO: Shkollat në Strugë me drejtorë të paligjshëm, seancë gjyqësore për emërimet e Merkos