Fillon të premten gjykimi kundër Vasil Jovanov, shoferi që e goditi për vdekje Frosina Kulakovën
Gjykimi kundër Vasil Jovanov, shoferit të akuzuar për goditjen e studentes Frosina Kulakova në vendkalim për këmbësorë, fillon të premten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup në orën 10:00. Vasil Jovanov akuzohet për veprën penale krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, e cila parashikon dënim me burg deri në 20 […]


Gjykimi kundër Vasil Jovanov, shoferit të akuzuar për goditjen e studentes Frosina Kulakova në vendkalim për këmbësorë, fillon të premten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup në orën 10:00. Vasil Jovanov akuzohet për veprën penale krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, e cila parashikon dënim me burg deri në 20 vjet. Çështja do të drejtohet nga gjyqtarja Snezhana Markovska, transmeton Portalb.mk.
Sipas aktakuzës, më 29 janar 2025, Vasil Jovanov, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, po drejtonte një automjet me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në bulevardin Partizanski Odredi në Shkup. Në një vendkalim për këmbësorë, në semafor të kuq, ai goditi Frosina Kulakova, e cila po kalonte në semafor të gjelbër për këmbësorë. Nga forca e goditjes, Frosina pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vend.
Kujtojmë se, prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë edhe kundër babait të Vasilit, Zoran Jovanov, për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, Zoran Jovanov, në periudhën nga 4.11.2022 deri më 30.1.2025, i ka lejuar djalit të tij Vasil Jovanov të drejtojë një automjet pasagjerësh “Peugeot 207”, edhe pse e dinte se djali i tij nuk kishte patentë shoferi dhe ishte kryerës i shumëfishtë i kundërvajtjeve rrugore, përfshirë edhe aksidentin rrugor në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova.