Ibrahimi i përgjigjet Taravarit: Megjithatë, ia VLEN!

Zeqirija Ibrahimi nga VLEN-i i është përgjigjur Taravarit pas statusit të këtij të fundit në rrjetet sociale ku shkroi: Reagim? S’ia vlen! Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Ibrahimit. Megjithatë, ia VLEN! Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush […]

maj 7, 2025 - 03:00
 0  5
Ibrahimi i përgjigjet Taravarit: Megjithatë, ia VLEN!

Zeqirija Ibrahimi nga VLEN-i i është përgjigjur Taravarit pas statusit të këtij të fundit në rrjetet sociale ku shkroi: Reagim? S’ia vlen!

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Ibrahimit.

Megjithatë, ia VLEN!

Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie.
VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit.
Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane.
Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve.

Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!