Financimi i projekteve nga fusha e kulturës, nesër do të mbarojë mundësia për aplikim në Qytetin e Shkupit

Thirrja Publike për financimin e projekteve nga fusha e kulturës për vitin 2025, do të jetë e hapur edhe nesër në Qytetin e Shkupit. Kjo mundësi është për qytetarët dhe subjektet juridike në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Të drejtën për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë personat fizikë që banojnë në territorin e Qytetit të Shkupit (artistë […]

Mars 23, 2025 - 17:00
 0  4
Financimi i projekteve nga fusha e kulturës, nesër do të mbarojë mundësia për aplikim në Qytetin e Shkupit
Skedarë, file, dokumente

Thirrja Publike për financimin e projekteve nga fusha e kulturës për vitin 2025, do të jetë e hapur edhe nesër në Qytetin e Shkupit. Kjo mundësi është për qytetarët dhe subjektet juridike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtën për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë personat fizikë që banojnë në territorin e Qytetit të Shkupit (artistë dhe artistë të pavarurat) të cilët kryejnë veprimtari nga gusha e kulturës në përputhje me Ligjin për Kulturë dhe dispozita të tjera pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në Thirrje.

Këtë mundësi mund të shfrytëzojnë edhe persona juridikë që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në Qytetin e Shkupit.

“Thirrja publike ka të bëjë me financimi ne programeve, projekteve dhe aktiviteteve në bazë të qëllimeve dhe kritereve të përcaktuara për përzgjedhjen e projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit në këto fusha: arte performuese, muzikore, vizuale dhe mediumeve të reja, veprimtari botuese dhe bibliotekare, muzeore dhe trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunim ndërkombëtar”, shkruan në Thirrje.