RMV, Inspektorati publikoi emrat e kompanive të transportit që i ka dënuar

Inspektorati Shtetëror i Transportit në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e kompanive që i ka dënuar për shkak parregullsive të ndryshme, transmeton Portalb.mk. “Njoftojmë se gjatë tre ditëve janë kryer 138 kontrolle, ku janë konstatuar 21 parregullsi te kompanitë juridike dhe fizik gjatë kryerjes së transportit të udhëtarëve dhe mallrave, dhe për çdo parregullsi […]

Mars 23, 2025 - 17:00
 0  3
RMV, Inspektorati publikoi emrat e kompanive të transportit që i ka dënuar
Stacioni i autobusëve në Gostivar. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Inspektorati Shtetëror i Transportit në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e kompanive që i ka dënuar për shkak parregullsive të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Njoftojmë se gjatë tre ditëve janë kryer 138 kontrolle, ku janë konstatuar 21 parregullsi te kompanitë juridike dhe fizik gjatë kryerjes së transportit të udhëtarëve dhe mallrave, dhe për çdo parregullsi është shqiptuar dënimi përkatës”, njoftoi Inspektorati Shtetëror për Trsnsport.

Inspektorati publikoi listën e kompanive të dënuara: Durmo Turs, Dëni Internacional, Svis mak aligega, Zem promet, Slovin Biljana, Bis, Peshter, Dimitrioski, Hisari, inkom biznis dhe Palas eksport.

Në listën e dënimeve janë të përfshirë edhe dhjetë persona fizik që kryejnë transportin e udhëtarëve.