Flet avokati mbrojtës i Grubit: Nuk ka bazë dyshimi për kryerje të veprës penale!
“Në emër të Artan Grubit, si avokat mbrojtës i angazhuar nga familja e tij, duke marrë parasysh interesimn e madh për këtë rast, ju njoftoj që deri më sot nuk The post Flet avokati mbrojtës i Grubit: Nuk ka bazë dyshimi për kryerje të veprës penale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
“Në emër të Artan Grubit, si avokat mbrojtës i angazhuar nga familja e tij, duke marrë parasysh interesimn e madh për këtë rast, ju njoftoj që deri më sot nuk ka pasur seancë gjyqësore, sepse mbrojtja, por edhe prokuroria udhëhiqet në procedurë gjyqësore, jo përmes mediave”, thotë avokati Vladimir Donevski në komunikatën e lëshuar për media.
”Pas fillimit të kësaj procedure penale, ne kemi marrë pjesë aktive në mbrojtje
me të gjitha veprimet e ndërmarra konform ligjit. Pasi ka përcaktuar se çfarë ka gjykata deri tani dhe ka analizuar argumentet e paditësit. Prokuroria, sipas mendimit tonë, nuk ka bazë dyshimi për kryerjen e veprës penale”, thotë avokati mbrojtës.
Sipas tij, mbrojta ndaj tij dhe të gjitha argumentet do të paraqiten në kuadër të procedurës ligjore, për të bindur gjykatën dhe prokurorin e përgjithshëm se nuk ka asnjë veprime joligjor për të cilat akuzohet Artan Grubi.
“Shpresojmë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë procedurë penale të mbeten imun ndaj
politizimit të procesit dhe se do të ruajnë paanshmërinë dhe pavarësinë e vendimeve, siç bëjmë ne, bazuar në argumentet tona ligjore. Duke qenë se gjyqtarët janë publike, media dhe i gjithë opinioni do të mund ta ndjekin procesin dhe të dalin vetë në një përfundim nëse ka prova ose jo, që vërtetojnë fajësinë e Artan Grubit”, shprehet avokati mbrojtës, Vladimir Donevski. Flaka Media
The post Flet avokati mbrojtës i Grubit: Nuk ka bazë dyshimi për kryerje të veprës penale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .