Flet drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit pas vërshimeve në Pejë: Kanalet kanë dalë nga shtretërit e tyre

Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se të gjitha ekipet emergjente janë mobilizuar dhe kanë intervenuar menjëherë pas reshjeve.

Prill 27, 2025 - 23:00
 0  7
Flet drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit pas vërshimeve në Pejë: Kanalet kanë dalë nga shtretërit e tyre
flet-drejtori-i-mbrojtjes-dhe-shpetimit-pas-vershimeve-ne-peje:-kanalet-kane-dale-nga-shtreterit-e-tyre

flet-drejtori-i-mbrojtjes-dhe-shpetimit-pas-vershimeve-ne-peje:-kanalet-kane-dale-nga-shtreterit-e-tyre

Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se të gjitha ekipet emergjente janë mobilizuar dhe kanë intervenuar menjëherë pas reshjeve.

“Pas reshjeve intensive që i pati qyteti i Pejës, kemi pasë disa kanale që kanë dalë nga shtretërit e tyre. Në terren kanë dalë të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe të operatorëve ekonomikë që janë në Komunën e Pejës, dhe të gjithë të tjerët jemi në terren,” deklaroi Gashi.