KQZ njofton se në 9 komuna ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve, vazhdon në 26 të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Komunale të Numërimit, ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në tetë komuna, përfshirë Novobërdën, Obiliqin, Shtërpcën, Junikun, Hanin e Elezit, Parteshin, Ranillugun dhe Kllokotin Procesi i numërimit është duke vazhduar edhe në 26 qendra komunale të numërimit. “Sipas

shkurt 15, 2025 - 14:00
 0  8
KQZ njofton se në 9 komuna ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve, vazhdon në 26 të tjera
kqz-njofton-se-ne-9-komuna-ka-perfunduar-numerimi-i-votave-te-kandidateve,-vazhdon-ne-26-te-tjera

kqz-njofton-se-ne-9-komuna-ka-perfunduar-numerimi-i-votave-te-kandidateve,-vazhdon-ne-26-te-tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Komunale të Numërimit, ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në tetë komuna, përfshirë Novobërdën, Obiliqin, Shtërpcën, Junikun, Hanin e Elezit, Parteshin, Ranillugun dhe Kllokotin

Procesi i numërimit është duke vazhduar edhe në 26 qendra komunale të numërimit.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533”, njofton KQZ

“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.