Fondi Sovran dhe fondet tjera që s’u realizuan gjatë mandatit 4-vjeçar të Qeverisë “Kurti”

Gojën e kishte plotë me premtime për themelimin e disa fondeve që do të ndikonin në jetën e qytetarëve të Kosovës, por as katër vite nuk mjaftuan që këto fonde të themelohen. Premtimi për Formimim e Fondit Sovran, Fondin Zhvillimor, Fond i Kosovës për Garanci Kreditore, Fondin për kredi për shkollim dhe stimulim të studenteve

tetor 21, 2024 - 09:01
 0  8
Fondi Sovran dhe fondet tjera që s’u realizuan gjatë mandatit 4-vjeçar të Qeverisë “Kurti”
fondi-sovran-dhe-fondet-tjera-qe-s’u-realizuan-gjate-mandatit-4-vjecar-te-qeverise-“kurti”

fondi-sovran-dhe-fondet-tjera-qe-s’u-realizuan-gjate-mandatit-4-vjecar-te-qeverise-“kurti”

Gojën e kishte plotë me premtime për themelimin e disa fondeve që do të ndikonin në jetën e qytetarëve të Kosovës, por as katër vite nuk mjaftuan që këto fonde të themelohen.

Premtimi për Formimim e Fondit Sovran, Fondin Zhvillimor, Fond i Kosovës për Garanci Kreditore, Fondin për kredi për shkollim dhe stimulim të studenteve të dalluar, ishin disa nga premtimet e Albin Kurtit që kishte dhënë qysh në ditën e parë të betimit të tij si kryeministër.

Për katër vite pushtet, Qeveria Kurti nuk arriti të bëjë themelimin e Fondit Sovran për kundër se një gjë të tillë e kishte premtuar se do ta bënte brenda mandatit qeverisës.

Për opozitën në vend, premtimi i formimit të këtyre fondeve dhe mos realizimi i tyre po shihet si dështim i mos realizimit të një premtimi tjetër.

Hykmete Bajrami: LVV s’ka nevojë për fushatë të re, e ka të vjetrën pasi nuk realizoi asnjë premtim

Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar për FrontOnline se mos formimi i disa fondeve janë si pasoj e dështimeve të partisë në pushtet.

Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka nevojë për fushat të re se e ka të vjetrën pasi sipas saj, nuk i ka realizuar asnjërën nga premtimet.

“Për fondet e tjera të parealizuara është dështim, por LVV edhe këtu ka një përparësi sepse duke qenë se nuk e ka realizu asnjë premtim e zotim, nuk ka nevoje të bëj program qeverisëse për fushatë elektorale, i vlen i njëjti vetëm se këtë herë qytetaret nuk ju besojnë fjalëve dhe mashtrimeve të tyre”, deklaroi Bajrami për FrontOnline.

 

Balje: Ndoshta Qeveria nuk i kishte prioritet themelimin e fondeve, kishte gjëra me të rëndësishme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë për FrontOnline, se arsye se përse Qeveria Kurti nuk ka bërë themelimin e fondeve të lartëcekura, mund të jetë për shkak se ka pasur gjëra më të rëndesishme për të bërë, por që për formimin e tyre s’ka pasur iniciativë.

‘’Ndoshta nuk i kanë pas prioritet ka pas gjëra më të rëndësishme. Besoj që do të bëhet dhe këto fonde kanë hapësirë shumë me ju ndihmuar njerëzve por deri tani s’ka pas ndonjë iniciativë’’ thotë ajo.

Deputetja Balje, thotë se kush do që të jetë në mandatin e ardhshëm në krye të qeverisë pret që do të bëjë realizimin për themelimin e këtyre fondeve.

‘’ Kushdo që do të jetë mandatin e ardhshëm mendoj që duhet të realizohen këto se janë të rëndësishme për rinin dhe kanë perspektiv të mirë’’ thotë ajo.

Balje, potencon se do i përkrah realizimin e këtyre fondave nëse do të jetë deputete.

‘’Tash është vonë se jemi në fund të mandatit por nga shkurti po mundën. Do t’i përkrahu realizimin e tyre nëse jam unë deputete’’.

 

Lekaj: Qeveria Kurti do tē mbahet mend pēr mos punēn e bērē

Deputeti i AAK-sē, Pal Lekaj, pēr FrontOnline thotē se Qeveria Kurti ka lēn gjurmē nē qeverisjen kosovare, por qē sipas tij ka lēnē gjurmē pēr mos punēn e bērē.

”Qeveria Kurti është qeveria qē ka lënë gjurmë në qeverisjen e Kosovës për mos punë e mos angazhim të drejtë në qeverisjen e vendit” thotē Lekaj.

Ai thotē se Qeveria Kurti do tē mbahet mend pēr dēshtimin nē realizimin e premtimeve dhe kauzve tē saj.

”Ky pushtet do të mbahet mend edhe për dështim në realizimin e premtimeve dhe kauzave politike që i bënë para qytetarëve të Kosovës. Qeveria Kurti nuk kishte prioritet as Fondin Sovran, as Fondin Zhvillimor dhe as shtresat e ndryshme të qytetarëve të Kosovës” thotē ai.

Deputeti Lekaj, shprehet se Qeveria Kurti ka punuar pēr interesat e ngushta tē partisē dhe familjarēve tē saj.

”Qeveria punoi për interesa të ngushta të partisë dhe familjarëve e miqëve të tyre. Kosova gjendet dobët sa i përket mirëqenies së qytetarëve, institucioneve brenda dhe jashtë vendit, si dhe proceseve bazë për të ardhmen e vendit. Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe ndryshim të formës së Qeverisjes.” potencoj Lekaj pēr FrontOnline.