Forina mirëpret Valbon Limanin dhe Valdet Xhaferin në hapjen e Shtabit Zgjedhor
Kandidati për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani shprehu emocionet e tij gjatë një aktiviteti të mbajtur sonte në Forinë, vendin e tij të origjinës, ku u hap zyrtarisht Shtabi The post Forina mirëpret Valbon Limanin dhe Valdet Xhaferin në hapjen e Shtabit Zgjedhor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kandidati për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani shprehu emocionet e tij gjatë një aktiviteti të mbajtur sonte në Forinë, vendin e tij të origjinës, ku u hap zyrtarisht Shtabi Zgjedhor, dhe ku shoqërohej nga bartësi i listës Valdet Xhaferi, njofton Flaka
“Shumë të lumtur të ishim sonte në Forinë, vendin tim të origjinës, i cili ka ditur t’i japë figura të rëndësishme për të gjithë vendin,” deklaroi Limani para të pranishmëve.
Ai theksoi rëndësinë simbolike dhe emocionale që ka për të hapja e Shtabit pikërisht në këtë vend.
“Hapja e Shtabit aty është nder dhe krenari,” shtoi Limani, duke nënvizuar lidhjen e fortë që ruan me komunitetin lokal.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku morën pjesë qytetarë, përkrahës dhe figura publike, të cilët dhanë mbështetjen për fushatën e Limanit.
“Me Forinën në zemër,” përfundoi Limani fjalën e tij, duke përcjellë mesazhin e përkushtimit dhe krenarisë për prejardhjen. Flaka
The post Forina mirëpret Valbon Limanin dhe Valdet Xhaferin në hapjen e Shtabit Zgjedhor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
