Sondazhi, Nafie Selmani: VLEN-i do të përplaset me realitetin më 19 tetor
Nafie Selmani ka reaguar pas publikimit të një ankete të fundit, të cilën e cilëson si të porositur dhe të fabrikuar për interesa politike. “Anketa e fundit, e cila u The post Sondazhi, Nafie Selmani: VLEN-i do të përplaset me realitetin më 19 tetor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nafie Selmani ka reaguar pas publikimit të një ankete të fundit, të cilën e cilëson si të porositur dhe të fabrikuar për interesa politike.
“Anketa e fundit, e cila u publikua sot në media dhe që edhe nga një kilometër shihej se ishte e kurdisur, pati të paktën një të mirë: shkaktoi humor në masë! Në vend që të formësonte opinionin publik, ajo u bë objekt talljeje dhe ironie mes qytetarëve”, u shpreh Selmani.
Ajo theksoi se sondazhet e tilla nuk kanë ndikim real mbi qytetarët.
“Anketat e porositura për të favorizuar ndonjë parti nuk e ndryshojnë realitetin, nuk e zëvendësojnë dot zhgënjimin me gëzim, e aq më pak mund ta fshijnë mashtrimin politik. Ato janë thjesht mjete propagandistike, të destinuara të shërbejnë si armë morale për militantët, por jo si pasqyrë e vullnetit të qytetarëve”, tha Selmani.
Sipas saj, shembulli më absurd ishte barazimi i Alternativës/VLEN me Aleancën për Shqiptarët.
“Një gjykim neutral thotë se kjo anketë ishte bërë e porositur më shumë kundër Taravarit sesa që reflektonte disponimin real politik të qytetarëve!”, shtoi Selmani.
Ajo e quajti fryrjen e anketave sipas interesave politike “fyerje të inteligjencës së qytetarëve”.
“Është përpjekje për të imponuar një realitet të rremë, i cili bie poshtë sapo përballet me votën dhe gjykimin e lirë të njerëzve”, theksoi Selmani.
Në fund, Selmani paralajmëroi VLEN-in për pasojat e mbështetjes në sondazhe të fabrikuara.
“VLEN-i duhet ta dijë se sa më shumë të mbështetet në anketa të kurdisura për të ndërtuar mitin e forcës së saj, aq më e madhe do të jetë përplasja me realitetin e hidhur dhe dëshpërimi që do ta presë më 19 tetor, kur fjalën e fundit do ta thonë qytetarët, jo sondazhet e anketat e kurdisura sipas qejfit të tyre”, deklaroi Selmani. Flaka
The post Sondazhi, Nafie Selmani: VLEN-i do të përplaset me realitetin më 19 tetor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
