Fox News rikujton që “aleatja e Trump” Vjosa Osmani e pranoi ftesën për t’iu bashkuar Bordit të Paqes

Mediumi amerikan i afërt me Donald Trump, Fox News e ka quajtur presidenten e Kosovës Vjosa Osmani si një aleate e afërt e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa shkruan se vendi përballet me zhvillime të rëndësishme politike dhe gjeopolitike. Sipas raportimit, Trump e ka lavdëruar Osmanin për “punën e shkëlqyer” që po bën në Kosovë

Mars 8, 2026 - 20:30
 0
Fox News rikujton që “aleatja e Trump” Vjosa Osmani e pranoi ftesën për t’iu bashkuar Bordit të Paqes
fox-news-rikujton-qe-“aleatja-e-trump”-vjosa-osmani-e-pranoi-ftesen-per-t’iu-bashkuar-bordit-te-paqes

fox-news-rikujton-qe-“aleatja-e-trump”-vjosa-osmani-e-pranoi-ftesen-per-t’iu-bashkuar-bordit-te-paqes

Mediumi amerikan i afërt me Donald Trump, Fox News e ka quajtur presidenten e Kosovës Vjosa Osmani si një aleate e afërt e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa shkruan se vendi përballet me zhvillime të rëndësishme politike dhe gjeopolitike. Sipas raportimit, Trump e ka lavdëruar Osmanin për “punën e shkëlqyer” që po bën në Kosovë gjatë një fjalimi në muajin shkurt.

Fox News thekson gjithashtu se Osmani ka pranuar një ftesë nga Trump për t’u bashkuar në “Bordin e Paqes” në muajin janar. Përveç kësaj, ajo ka premtuar se Kosova do të kontribuojë me burime për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, një iniciativë që synon të mbështesë stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Raportimi e paraqet Osmanin si një figurë politike që po përpiqet të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në një kohë kur situata gjeopolitike globale është e tensionuar dhe kur roli i aleancave ndërkombëtare mbetet i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan.