“Funksionarë të BDI-së lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë”, Taravari: Shumë shpejt do ta shihni se kush janë

Duke komentuar deklaratat e Ali Ahmetit nga Cyrihu, i cili tha se VLEN po zhbën arritjet e shqiptarëve në 22 vjet, Arben Taravari nga VLEN tha se BDI nuk e ka brengën e gjuhës apo flamurit, por të mbrojtjes së pasurisë, përcjell TV21. Taravari thotë se do të ketë përgjegjësi. “Unë me sa kam informata […]

Nëntor 25, 2024 - 15:00
 0  3
“Funksionarë të BDI-së lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë”, Taravari: Shumë shpejt do ta shihni se kush janë

Duke komentuar deklaratat e Ali Ahmetit nga Cyrihu, i cili tha se VLEN po zhbën arritjet e shqiptarëve në 22 vjet, Arben Taravari nga VLEN tha se BDI nuk e ka brengën e gjuhës apo flamurit, por të mbrojtjes së pasurisë, përcjell TV21. Taravari thotë se do të ketë përgjegjësi.

“Unë me sa kam informata procedurat ecin, disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë, kur do ta bëjnë, këtë e bëjnë organe kompetente shtetërore që unë nuk kam informata të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra”, deklaroi Taravari.

TV21: Cilët janë ata zyrtarë, a kanë emra?

“Unë beso që shumë shpejt do ta shihni se kush janë. Unë nuk e di, unë nuk punoj as në polici, as në institucione prokurori apo gjykatë. Në qoftë se ju duhen informata pysni, por e di se plot njerëz lëvizin shumë shpesh andej”, shtoi Taravari./tv21.tv