Futbollisti i Turqisë: Fishekzjarrët vetëm se na motivuan
Futbollisti i kombëtares së Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës. Ai ka thënë se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra, përkundrazi i motivuan më shumë. “Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një […]


Futbollisti i kombëtares së Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës.
Ai ka thënë se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra, përkundrazi i motivuan më shumë.
“Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për “Hurriyet”.
Ndeshja Kosovë – Turqi do të nis nga ora 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fiteusi i përballjes do të shkojë në Botërorin e 2026, që mbahet këtë verë.