Gani Geci tregon çka u bisedua në mbledhjen e LDK dhe ka një mesazh për Kurtin
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka deklaruar se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dalë i bashkuar nga mbledhja e sotme, duke theksuar se deputetët e kësaj partie janë të vendosur të angazhohen me të gjitha mjetet polit...
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka deklaruar se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dalë i bashkuar nga mbledhja e sotme, duke theksuar se deputetët e kësaj partie janë të vendosur të angazhohen me të gjitha mjetet politike për formimin e institucioneve të vendit.
Sipas Gecit, situata kërkon reflektim të menjëhershëm nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke kujtuar se mandati i Presidentit nuk mund të vazhdohet pas muajit tetor.
“Ta dinë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se sot, nga mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, LDK doli e bashkuar dhe të gjithë deputetët e LDK-së po thonë se do të luftojmë me të gjitha mjetet politike për t’i formuar institucionet e vendit.
Ta dinë të gjithë se posti i Presidentit nuk mund të vazhdohet pas tetorit, prandaj Albin Kurti, që i ka fituar zgjedhjet, o tani o kurrë duhet të reflektojë.
Nëse edhe këtë herë Albin Kurti nuk don me i ba institucionet valide, ky njeri me vetëdije po e çon vendin drejt falimentimit institucional e kushtetues.”, është shprehur Geci. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.