Ganimete Musliu: Më dinjitoz ishte largimi i Thaçit nga Presidenca për t’u përballur me drejtësinë sesa kthimi i Osmanit në shtëpi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar me një postim, duke krahasuar, sipas saj, mënyrën e largimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Presidenca me situatën e presidentes Vjosa Osmani. Në reagim, Musliu ka thënë se “pushteti nuk i rri mirë atij që nuk e meriton dhe as atij që nuk di ta


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar me një postim, duke krahasuar, sipas saj, mënyrën e largimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Presidenca me situatën e presidentes Vjosa Osmani.
Në reagim, Musliu ka thënë se “pushteti nuk i rri mirë atij që nuk e meriton dhe as atij që nuk di ta mbajë me dinjitet”, duke vlerësuar se largimi i Thaçit nga Presidenca për t’u përballur me drejtësinë në Hagë ishte më krenar dhe më dinjitoz sesa, siç është shprehur ajo, “kthimi i Vjosa Osmanit në shtëpinë e saj”.
Sipas Musliut, dinjiteti në politikë nuk matet me fjalë, viktimizim apo propagandë, por me përgjegjësi dhe me gatishmërinë për t’u përballur me sfidat. Ajo ka theksuar se ardhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit ishte, sipas saj, një ngjarje festive me pjesëmarrjen e liderëve politikë botërorë dhe miqve të Kosovës, ndërsa largimi i tij “padrejtësisht” nga posti nuk e kishte gjunjëzuar.
Në të njëjtin postim, deputetja e PDK-së ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, Vjosa Osmani erdhi në Presidencë dhe po largohet prej saj, duke e lidhur këtë me “përplasje e inate politike”. Musliu ka shtuar se historia, sipas saj, i dallon liderët që zgjedhin sakrificën dhe përballjen nga ata që, siç ka thënë, vetëm e shfrytëzojnë pushtetin.
https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/1516885796466142?ref=embed_post
