“Garantimi i një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”, ushtarët e KFOR-it ushtrojnë për përballje me trazira e turma
Ushtarët letonezë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, kanë mbajtur një trajnim në Kçiq, lidhur me kontrollin e trazirave dhe turmave, shkruan Express. Siç ka njoftuar KFOR në faqen zyrtare, ky ushtrim i lejon ushtarët të familjarizohen me përdorimin e pajisjeve dhe të mësojnë taktikat e nevojshme për t’u ballafaquar me
Ushtarët letonezë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, kanë mbajtur një trajnim në Kçiq, lidhur me kontrollin e trazirave dhe turmave, shkruan Express.
Siç ka njoftuar KFOR në faqen zyrtare, ky ushtrim i lejon ushtarët të familjarizohen me përdorimin e pajisjeve dhe të mësojnë taktikat e nevojshme për t’u ballafaquar me situata të trazirave të mundshme, duke ua mundësuar kështu ushtarëve që të jenë të gatshëm për të përmbushur misionin e tyre.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e KFOR-it.