Gashi dhe Sali pjesëmarrës në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të liderëve fetarë të Ballkanit, ku ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëjetesës në rajon. “Pata nderin të The post Gashi dhe Sali pjesëmarrës në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të liderëve fetarë të Ballkanit, ku ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëjetesës në rajon.
“Pata nderin të marr pjesë në hapjen e Samitit të liderëve fetarë të Ballkanit, një dëshmi e vullnetit të përbashkët për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim. Në fjalën time, konfirmova se rajoni ynë ka një histori të ndërlikuar, por edhe një trashëgimi të pasur bashkëjetese me të cilët mund të mburremi. Në këtë drejtim, theksova rolin e rëndësishëm të bashkësive fetare në promovimin e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit mes njerëzve, si themel për paqe dhe stabilitet. Ky samit qe një mundësi e shkëlqyer për ta thelluar dialogun, për të shkëmbyer përvoja dhe për ta fuqizuar angazhimin tonë të përbashkët për një Ballkan paqësor dhe të bashkuar në diversitet”, ka deklaruar Gashi.
Edhe zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në Samitin e 10-të, të liderëve fetarë të vendeve të Ballkanit.
“Sot, me ftesë të Reisul-Ulemasë, Shaqir ef. Fetahu, kisha kënaqësi të marr pjesë në Samitin e 10-të të liderëve fetarë të vendeve të Ballkanit, ku iu drejtova të pranishmëve, duke theksuar se prania e tyre nga vende të ndryshme të rajonit është një dëshmi e një vullneti të përbashkët për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Kësaj ngjarjeje i jep peshë të veçantë fakti që është duke u mbajtur në Shkup, në një qytet ku diversiteti fetar, etnik dhe kulturor ka qenë dhe ka mbetur një nga vlerat themelore. Nëse do të duhej ta përshkruanim Ballkanin në miniaturë, besoj se dy qytete janë në garë për ta përfaqësuar më besnikërisht këtë realitet, Shkupi dhe Sarajeva.
Si shkupjan dhe si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u urova mirëseardhje pjesëmarrësve dhe u dëshirova punë të mbarë në këtë samit”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali. Gazeta Flaka
The post Gashi dhe Sali pjesëmarrës në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .