Gati 70 milionë euro, Liverpooli transferon yllin e Interit

Liverpool ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të fuqishme në merkato për mesfushën. Mediat angleze raportojnë se klubi i kuq ka interes për Nicolò Barella. Mesfushori i Interit është një nga lojtarët më të mirë në Europë në rolin e tij, mundësisht në 5 më të mirët. Ai kushton rreth 70 mln euro, shifër që […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  9
Gati 70 milionë euro, Liverpooli transferon yllin e Interit

Liverpool ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të fuqishme në merkato për mesfushën.

Mediat angleze raportojnë se klubi i kuq ka interes për Nicolò Barella.

Mesfushori i Interit është një nga lojtarët më të mirë në Europë në rolin e tij, mundësisht në 5 më të mirët.

Ai kushton rreth 70 mln euro, shifër që “Të kuqtë” janë të gatshëm ta paguajnë.

Arne Slot ka kërkuar një lojtar i cili ka aftësi të mbulojë dy role në mesfushë, gjë që Barella e bën. Italiani luan edhe në defensivë, edhe në ofensivë.

Ai ka aftësinë të vertikalizojë drejt zonës kundërshtare në mënyrë të befasishme. Ai gjithashtu mund të nisë i pari topin duke bashkëvepruar me qendërmbrojtësit.