Qytetarët e RMV-së kanë shpenzuar 284 milionë euro për blerje online, 693 mijë euro janë “djegur” në pagesat me kartelë

Në vitin 2024, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shpenzuan pothuajse 285 milionë euro për blerje online jashtë vendit me kartat e tyre të pagesës në 7,4 milionë transaksione, duke blerë produkte dhe shërbime specifike që lidhen me udhëtimet dhe transaksionet për bileta ajrore dhe rezervime hotelesh online, transmeton Portalb.mk. Krahasuar me vitin 2023, qytetarët e […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  7
Qytetarët e RMV-së kanë shpenzuar 284 milionë euro për blerje online, 693 mijë euro janë “djegur” në pagesat me kartelë
Kartelë bankare, bankë, para

Në vitin 2024, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shpenzuan pothuajse 285 milionë euro për blerje online jashtë vendit me kartat e tyre të pagesës në 7,4 milionë transaksione, duke blerë produkte dhe shërbime specifike që lidhen me udhëtimet dhe transaksionet për bileta ajrore dhe rezervime hotelesh online, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar me vitin 2023, qytetarët e RMV-së kanë shpenzuar 45,4% më shumë për blerjen e produkteve dhe shërbimeve me karta pagese nga e-shitësit e huaj në vitin 2024, ndërsa numri i transaksioneve elektronike është rritur për 61,4%, sipas një analize të Shoqatës për E-Commerce bazuar në të dhënat e publikuara nga Banka Kombëtare.

Transaksioni mesatar është 38.6 euro dhe është 10% më i ulët se në vitin 2023.

Numri më i madh i transaksioneve është kryer në Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Hungari, Shtetet e Bashkuara, Greqi, Luksemburg, Lituani dhe Gjermani.

Në një vit, numri i mashtrimeve të kryera në transaksionet me karta është rritur me 80.15 përqind.

Dëmi i shkaktuar në vitin 2024 është më i lartë për 135.27 përqind krahasuar me shumën totale të vitit 2023.

Më shpesh ata që preken janë qytetarët në porositë online. 693 mijë euro janë “djegur” në pagesa me kartë.