Milani i madh po kthehet, bashkë me Taren vjen edhe trajneri i madh
Revolucion te Milani, Tare vjen me trajnerin e madh. Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit. Gazeta prestigjioze sportive italiane, Gazzetta Dello Sport, ka mësuar se tashmë administratori kuqezi Giorgio Furlani, do të takohet brenda 48 orëve të ardhshme me ish-futbollistin shqiptar për të vënë “pikat mbi i” për […]


Revolucion te Milani, Tare vjen me trajnerin e madh.
Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit.
Gazeta prestigjioze sportive italiane, Gazzetta Dello Sport, ka mësuar se tashmë administratori kuqezi Giorgio Furlani, do të takohet brenda 48 orëve të ardhshme me ish-futbollistin shqiptar për të vënë “pikat mbi i” për një akord të mundshëm mes palëve.
Përveç Tares, Giorgio Furlani e ka zgjedhur tashmë edhe trajnerin e ri të Milanit për sezonin e ardhshëm.
Sipas Gazzetta dello Sport, Rosonerët kanë vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojnë Massimiliano Allegrit.
Allegri është aktualisht i lirë dhe ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në San Siro.