Mjekët në RMV bënë transplantime në deformimin e këmbës dhe në ligamentin kryqëzues të përparmë të gjurit 

Mjekët në Maqedoninë e Veriut realizuan me sukses rikonstruksionin e një deformiteti në këmbë te një pacient 13-vjeçar si dhe rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit te një pacient 35-vjeçar, transmeton Portalb.mk.  Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se falë bankës së indeve në ortopedi, këto transplantime po realizohen me sukses.   “Me çdo transplantim […]

Mars 11, 2025 - 18:00
 0  4
Mjekët në RMV bënë transplantime në deformimin e këmbës dhe në ligamentin kryqëzues të përparmë të gjurit 
Mjekët në RMV bënë transplantime në deformimin e këmbës dhe në ligamentin kryqëzues të përparmë të gjurit. Foto: Ministria e Shëndetësisë

Mjekët në Maqedoninë e Veriut realizuan me sukses rikonstruksionin e një deformiteti në këmbë te një pacient 13-vjeçar si dhe rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit te një pacient 35-vjeçar, transmeton Portalb.mk

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se falë bankës së indeve në ortopedi, këto transplantime po realizohen me sukses.  

“Me çdo transplantim të kryer me sukses, ne jo vetëm që shpëtojmë jetë, por u japim pacientëve një mundësi për një jetë më të mirë dhe më cilësore. Ata janë një frymëzim për të gjithë ne”, tha koordinatorja kombëtare për transplantim. 

Ata falënderuan donatorët dhe familjet e donatorëve.