Gënjeshtrat e BDI bien: Struga nuk mbetet jashtë Korridorit 8

Kryeministri Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë pretendimet e BDI se Struga mund të mbetet jashtë Korridori 8, duke i cilësuar ato si dezinformata që synojnë të krijojnë pasiguri në opinion. Në një deklaratë publike, Mickoski siguroi se Struga dhe rajoni përreth nuk do të mbeten jashtë lidhjes me autostradën, duke theksuar se Qeveria është e […] The post Gënjeshtrat e BDI bien: Struga nuk mbetet jashtë Korridorit 8 appeared first on InfoShqip.com.

Prill 1, 2026 - 16:00
Gënjeshtrat e BDI bien: Struga nuk mbetet jashtë Korridorit 8

Kryeministri Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë pretendimet e BDI se Struga mund të mbetet jashtë Korridori 8, duke i cilësuar ato si dezinformata që synojnë të krijojnë pasiguri në opinion.

Në një deklaratë publike, Mickoski siguroi se Struga dhe rajoni përreth nuk do të mbeten jashtë lidhjes me autostradën, duke theksuar se Qeveria është e përkushtuar për zhvillim të barabartë në të gjithë vendin.

“Kjo është qeveri e gjithë territorit dhe nuk ka ndërmend askënd ta lërë të harruar”, deklaroi ai, duke përfshirë në këtë zotim edhe qytetarët e Kërçovës, Vevçanit dhe Debarcës.

Reagimi i tij vjen pas debatit në opinion publik për ndryshimet e mundshme në projekt, ku u ngritën shqetësime se Struga mund të mbetet pa dalje direkte në autostradë dhe pa lidhje funksionale me Shqipërinë.

Mickoski akuzoi opozitën dhe një pjesë të mediave për përhapje të narrativave që, sipas tij, synojnë polarizim etnik rreth kësaj çështjeje, duke theksuar se projektet infrastrukturore duhet të trajtohen si interes i përbashkët shtetëror.

The post Gënjeshtrat e BDI bien: Struga nuk mbetet jashtë Korridorit 8 appeared first on InfoShqip.com.